Do t’i dedikohet Marcello Mastroiannit, yllit italian më të dashur në botë, edicioni i 12-të i “‘Los Angeles, Italia – Film, Fashion and Art Fest’, që do të zhvillohet nga 19 deri në 25 shkurt, në teatrin Cinese të Hollywood, një ngjarje që një javë përpara dorëzimit të Oscar, do të ndezë reflektorët e kinemasë italiane me homazhe, takime dhe dorëzime çmimesh.
“Simbol i jetës së ëmbël, i kinemasë së Fellinit, fytyrë e kryeveprave të Visconti, De Sica, Monicelli, Risi, Petri, Antonioni, Ferreri, Tornatore – nënvizon Marina Cicogna, zëdhënëse e Institutit të Capri në baotë që organizon aktivitetin- që prej 1962 Mastroianni u vlerësua nga revista Time si aktori i huaj më i dashur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për amerikanët sot Marcello është Italia, një bukuri pa kohë, elegancë. Kanë kaluar tashmë njëzetë vite pa të, duam të kujtojmë në Los Angeles me një retrospektivë që mund të njohë këtë aktor të madh gjeneratave më të reja amerikane dhe studentëve të kinemasë”, shprehet Cicogna.
Mastroianni u shua në 19 dhjetor 1986, por filmi i tij i fundit “Udhëtim në fillim të botës”, i Manoel de Oliveira doli pas vdekjes njëzetë vjet më parë në 1997, ashtu si “Më kujtohet, po më klujtohet” i Annamaria Tatò.
“Një italian i vërtetë Oscar, edhe pse nuk e ka fituar një ai aktor protagonist ishte burim frymëzimi për shumë aktorë amerikanë të dashuruar pas kinemasë së madhe italiane dhe mësuesve të saj , për të cilët Mastroianni ishte një ikonë”, kujton Tony Renis, president nderi i festivalit.
Për tre filma Mastroianni mori nominim në Oscar si aktori më i mirë protagonist: “Divorci italian” i regjisorit Germi, (për të cilin fitoi Golden Globe) dhe që mori një Oscar për skenarin më të mirë, “Një ditë e veçantë” e Scola dhe ‘Oci Ciornia’ të Nikita Mikhalov.
Mes 160 filmave të karrierës së tij prestigjioze, ai ishte fitues i statujës si filmi më i mirë i huaj në “Dje, sot dhe nesër”, të De Sica ku interpretonte përkrah Sophia Loren.
“Me Napolin i madhi Mastroianni ka patur një marrëdhënie të veçantë, mjafton të mendosh për filmin ‘Dasëm italiane” dhe performancës së tij me Jack Lemmon në ‘Makaronat”, të regjisorit Scola. Pikërisht në Napoli interpretoi për herë të fundit. Është një nder për Institutin Capri në Botë, të promovojë Mastroiannin në Hollywood”, nënvizon Pascal Vicedomini themelues dhe producent i festivalit në Kaliforni./Ansa/ATA