Lista e Heminguej me gjashtëmbëdhjetë librat që duhet të lexojë çdo shkrimtar

“Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëe nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”.

Më 1934, një gazetar i ri 22 vjeçar, Arnold Samuelson, u nis për të takuar shkrimtarin e tij hero, me shpresë se do të vidhte disa çaste nga Heminguej dhe të fliste mbi shkrimin. Fëmija e një familjeje emigrantësh norvegjezë që mbillnin grurë, ai sapo kishte përfunduar detyrat e kursit në gazetari në Universitetin e Minesotas, por kishte refuzuar të paguante tarifën prej 5 dollarësh për të tërhequr diplomën. I bindur se arsimi i tij letrar do të qe më i suksesshëm nëse bëhej çirak te Heminguej, sado për pak kohë, ai u ngjit mbi një kamion qymyri nga Minesota për të shkuar në Ki Uest. “Dukej me të vërtetë një gjë e çmendur për të bërë,” rikujtoi më pas Samuelson, “por një endecak 22 vjeçar gjatë Depresionit të Madh nuk kishte nevojë për ndonjë arsye të shëndoshë për të bërë diçka të tillë.” Sado e palogjikshme që mund të duket kjo nismë, ajo doli për mirë. Ai qëndroi me Heminguej për gati një vit dhe përgjatë këtij viti ai u bë i vetmi nxënës i vërtetë i titanit të letërsisë.

Samuelson mbajti shënime dhe mësimet e tij të shumta u gjendën në një dorëshkrim që u zbulua nga vajza e tij vetëm pas vdekjes së tij më 1981. Dorëshkrimi në fund u publikua me titullin: Me Heminguej: Një vit në Ki Uest dhe Kubë (Linku për te Amazon) – libër që doli si gjëja më e afërt me një profil psikologjik të shkrimtarit të madh.

Shpejt pasi i riu mbërriti në Ki Uest, Heminguej i dha atij atë për të cilën kishte udhëtuar dhe që po kërkonte. Në një nga takimet e para, ai i jep një listë të shkruar me dorë dhe e udhëzon atë:

Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëe nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”.

Lista është kjo:

The Blue Hotel nga Stephen Crane

The Open Boat (public library) by Stephen Crane

Zonja Bovari nga Gustav Flober (Libër elektronik në anglisht falas) ose në shqip.

Dublinasit nga James Joyce, (Përkthyer në shqip nga Idlir Azizi)

E kuqja dhe e zeza (Stendal)

Of Human Bondage (Libër elektronik falas në anglisht) by W. Somerset Maugham

Ana Karenina (libër elektronik falas në anglisht) ose në Shqip nën shqipërimin e Vedat Kokonës botuar në dy vëllime. (i) (ii) Ose nën shqipërimin e Jorgji Doksanit.

Lufta dhe Paqja, Leo Tolstoj (Libër elektronik falas në anglisht). Në Shqip është përkthyer nga Sotir Caci por ka kohë që është jashtë botimi

Budenbrokët nga Tomas Man, përkthyer në shqip nga Klio Evangjeli dhe botuar në dy vëllime (i) (ii)

Hail and Farewell nga George Moore

Vëllezërit Karamazov nga Fjodor Dostojevski, përkthyer në shqip nga Jorgji Doksani dhe botuar në dy vëllime (i) (ii)

The Oxford Book of English Verse

The Enormous Room E.E. Cummings

Lartësitë e Stuhishme (libër elektronik falas në anglisht) nga Emily Brontë, përkthyer nga Amik Kasoruho por përgjithësisht jashtë botimit.

Far Away and Long Ago (Libër elektronik falas në anglisht) by W.H. Hudson

The American (libër elektronik falas) nga Henry James

Një libër tjetër që nuk gjendet në listën e shkruar me dorë por që iu rekomandua nxënësit nga Heminguej si “libri më i mirë që një amerikan ka shkruar ndonjëherë” si dhe ai që “shënon fillesat e letërsisë amerikane” është Aventurat e Hakërberi Finit nga Mark Tuein./ http://diaryoftirana.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *