LETRAT/ Debati mes D.H.Lawrence e Bertrand Russell: Kini kurajon të jeni foshnjë, jo ego

Një letër nga D. H. Lawrence për Bertrand Russell, shkurt 1916. Ishin takuar një vit më parë dhe mes tyre pati lindur një miqësi e shpejtë, çka kishte bërë që të planifikonin të jepnin një seri leksionesh së bashku, por miqësia e tyre u zhbë shpejt. “Gradualisht kam zbuluar se ai nuk kishte asnjë dëshirë të vërtetë që ta bënte botën më të mirë, por vetëm të kënaqej në monologje elokuente për të treguar se sa e keqe ishte ajo” shkroi më vonë Russell për Laërence.
“Dikush i ka ndjekur monologjet, por ata ishin projektuar më së shumti për të prodhuar një grup të vogël besnik dishepujsh që të mund të uleshin në shkretëtirat e Neë Mexico dhe të ndjeheshin të shenjtë. E gjithë kjo u përcoll tek unë me gjuhën e një diktatori fashist. ”

PORTHCOTHAN, ST MERRYN, CORNWALL

E shtunë [19 February, 1916]

Russell-i im i dashur,

Nuk më pëlqeu letra tuaj. Cila është e mira e të jetuarit si ti, gjithësesi? Unë nuk besoj se leksionet e tua janë të mira.

Çfarë ka të mirë të ngjitesh në një anije të mallkuar dhe t’u japësh leksione tregtarëve-pelegrinëve në gjuhën e tyre. Pse nuk bini në det? Pse nuk bëheni më i qartë?

Sot duhet të jesh i jashtëligjshëm, jo mësues, as predikues. Sot duhet të dalësh në pension, të tërhiqesh nga tufa dhe më pas t’u hedhësh bomba zjarri. Ti thoshe në leksionin tënd për arsimin se nuk i zini shumë besë pavetëdijes.

Lëreni vullnetin tuaj, lërini dëshirat tuaja dhe lëreni veten tuaj. Edhe matematika juaj është vetëm e vërtetë e vdekur, dhe pa marrë parasysh sa e mirë e vërtitni ju mishin e vdekur, nuk do ta risillni atë përsëri në jetë.

Ndaloni së punuari dhe së shkruari, dhe në vend të kësaj, bëhuni një krijesë në vend të një instrumenti mekanik. Bëj për hir të kryelartësisë tënde një gjë të thjeshtë, një krijesë që e ndjen rrugën e saj dhe nuk mendon. Për hir të Zotit, bëhu fsohnjë-fëmijë dhe jo më dijetar. Mos bëj më asgjë, por për hir të qiejve fillo të jesh një fëmijë i përsosur, në emër të guximit.

Po pastrojmë shtëpinë, do të ikim nga kjo shtëpi në një tjetër, mbase do të ishte më mirë të vinit e të banonit afër nesh; por jo nëse ju do të jeni një mendimtar ose një punëtor, vetëm nëse do të jeni një krijesë, një foshnjë …

Dashuria ime për ju. Ndaloni së punuari dhe ndaloni së qenuri një ego, kini kurajon të jeni një krijesë.
I Juaji, D.H.Lawrence

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *