“Letra nga nëndeti” – Nizar Qabbani

 

Nëse je miku im më ndihmo të të lë
Nëse je i dashuri im më ndihmo të shërohem prej teje.
Po ta kisha ditur se dashuria ishte kaq e rrezikshme nuk do kisha dashuruar.
Po ta kisha ditur se deti ishte kaq i thellë nuk do të kisha lundruar.
Po ta kisha ditur cili do ishte fundi im
nuk do kisha nisur.
Të dëshiroj, më mëso të mos dëshiroj…
Më mëso t’i shfaros nga thellësia rrënjët e dashurisë tënde…
Më mëso
si vdesin lotët në sy.
Më mëso
si vdes zemra…e si vetëvriten pasionet.
Nëse je profet, më çliro nga kjo magji, shpëtomë nga ky mosbesim.
Dashuria jote është blasfemi,
pastromë…
Nëse je i fortë
më largo nga ky det në stuhi

unë nuk di të noto e valët e kaltra në sytë e tu…
më tërheqin drejt
humnerës.
Unë nuk kam përvojë në dashuri

dhe nuk kam as edhe një varkë. Nëse të jam kaq e shtrenjtë, atëherë… merrma dorën.
Jam e dashuruar kokë e këmbë.
Marr frymë nën ujë…
Unë mbytem…
mbytem…
mbytem…

(Përktheu për pasqyrë.al- Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *