Pas marrjes së çmimit Nobel, filozofi Albert Camus falënderoi dy njerëz të rëndësishëm në jetën e tij; nënën dhe mësuesin e shkollës fillore. Camus shkroi këtë letër mirënjohjeje për Louis Germain i cili, sipas “Letters of Note”- nxiti potencialin që pa tek filozofi i njohur dhe e drejtoi Camus-in e ri në një rrugë në të cilën u respektua jashtëzakonisht, me romane dhe ese të vlerësuara me çmime ndërkombëtare.
Albert Camus fitoi çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1957. Ai është më i njohur për romanin e tij “I huaji” dhe fitoi çmimin të njëjtin vit kur botoi esenë “Refleksione mbi Gijotinën”.
Babai i Camus ‘u vra gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Camus ishte ende një i mitur dhe nëna e tij ishte “pjesërisht e shurdhër dhe analfabete”, shkruan Pasqyre.al.
Ndërsa Camus është cilësuar nga shumë njerëz si një filozof ekzistencialist dhe shkrimtar, ai e urrente këtë term. Njëherë u shpreh në një intervistë se; “Jo, unë nuk jam një ekzistencialist. Sartre dhe unë befasohemi gjithmonë kur shohim sesi na i lidhin emrat bashkë. Ne kemi menduar edhe botimin e një deklarate të shkurtër në të cilin të nënshkruhet se ne të dy nuk kemi asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin … “
Letra
19 Nëntor, 1957
I dashur zoti Germain,
Lashë gjithë zhurmën rreth meje të këtyre ditëve të largohet pak, para se t’ju shkruaja nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është bërë një nderim tejet i madh, të cilin as e kisha kërkuar e as isha lutur për të.
Por, kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës sime, ishte për ju. Pa ty, pa dorën tënde të dashur që e shtrive drejt atij fëmije të vogël e të varfër siç isha unë , pa mësimin dhe shembullin tuaj, asnjë nga gjithë këto nuk do të kishte ndodhur.
Nuk mendoj se jam i denjë për një nderim të tillë. Por të paktën kjo më jep mundësinë që t’ju them se çfarë keni qenë dhe vazhdoni të jeni ende për mua dhe; për t’ju siguruar se përpjekjet, puna dhe zemra juaj bujare ende jeton tek nxënësi yt i vogël , i cili pavarësisht viteve, nuk ka ndaluar kurrë së qeni nxënësi juaj mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër.
Albert Camus
Pasqyre.al