Letërkëmbime dashurie në një libër 1300 faqesh dhe një surprizë shqiptare

Një libër prej 1300 faqesh, letërkēmbimi 15 vjeçar i Albert Kamy me të dashurën Maria Casares, me parathënie të së bijës, Katerine Kamy, ishte ngjarja e muajit të nëntorit në fushën e botimeve franceze, por edhe europiane.

I botuar nga e mirënjohura “Gallimard”, shkruan Elona Agolli (e bija e Dritëro e Sadije Agollit)  kjo e quajtur nga disa si letersi pasioni, ka ngjallur kureshtjen e lexuesve, kritikëve letrare dhe historianëve të letërsisë botërore.

“Falë të dyve, letrat e tyre bënë që toka të jetë më e pamatë, hapësira më e ndritshme, ajri më i lehtë, thjesht pasi ata kanë ekzistuar “- janë fjalët e Katerinës në parathënien e librit.

“E ndërkohë që kaloja veshtrimin ne faqet e librit, mendoja botimin e afërt të letërkëmbimit të mrekullueshëm të babait tim me nënën time në vitet 1964, 1965. Dhe ngjashmëritë gjithsesi janë të mëdha: forca e pasionit ashtu si forca e oqeanit, dashuria për jetën, rrëfimet për profesionin dhe talentin, dyshimet e krijuesit dhe ajo e adhuruara dëshmitarja e sinqertë e rrëfimeve dhe mëdyshjeve, adhuruesja pa kushte. Unike si korrespondencë, në vite e kohë që të surprizon”, -shkruan Elona Agolli për prindërit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *