Aktorja amerikane Angelina Jolie ka kërkuar zgjidhjen e martesës nga bashkëshorti i saj Brad Pitt. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Jolie për TMZ.
Çifti më i famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë dashuruar gjatë xhirimit të filmit Mr & Mrs Smith, para dhjetë vjetësh.
Ata kanë luajtur jo shumë kohë me parë filmin,”By The Sea”, që tregon historinë e një çifti në vitin 1970 në Francë, historinë e një çifti që kanë probleme me lidhjen e tyre që po shkon drejt fundit. Angelina luan rolin e Vanessës një ish vallëtare, kurse Brad luan rolin e burrit të Vanesës, Roland, i cili portretizon një shkrimtar.