Kjo grua e ulur në tokë, mes rrënojave. Mbështjellë me një batanije, nuk ulëret, nuk qan. Thjesht është ulur në rrugë dhe shikon shkatërrimin që e rrethon atë dhe gjithë qytetin. Është një dëshpërim i qetë. Dëshpërimi i atyre që kanë humbur kujtimet e jetës në disa sekonda, i atyre që kuptojnë se pas asaj që ka ndodhur, nuk ka asgjë për të bërë. Një e moment që përfshin tragjedinë e asaj që ndodhi në Amatrice, Accumoli dhe vende të tjera të prekura nga tërmeti.
Kjo foto tashmë qarkullon në rrjetet sociale me emrin “Pieta”, për shkak të pathosit që shpreh. Por, ndryshe nga puna e Michelangelo – pa marrë parasysh sesa madhështore është statuja e tij – kjo grua është e vërtetë dhe për këtë arsye ajo ka prekur edhe më shumë zemrat e njerëzve. Një pafuqi e plotë përballë kaq shumë dhimbjeje.
Një imazh, që ilustron fjalët dramatike të kryebashkiakut të Amatrices, Sergio Pirozzi: “Qyteti im nuk është më.”/Pasqyre.al