Nga Alisa Velaj
Ky qiell i vrenjtur përmbi Kopenhagen
Atdhe i papritur hieroglifesh ikanake
Do t’më përmende mua
Do të të rikujtojë ty
Se te flasesh per moskuptime gjuhesh, kombesh, rracash
S’eshte asgje me teper se bjerrje kuptimi
E atit tënd flegmatik qe inatoset pse yt bir
Qahet per asgje pas nje gote birre
Dhe s’eshte kurre i pathyeshem sa nje viking!
Është njësoj i kuptueshëm ky qiell hieroglifesh
Sa retorika e femijeve tuaj per humanizmin
Drejtuar njerezve qe s’e jetuan kurre paqen
Aspak pse nuk deshen
Aspak pse nuk diten…
I vetmi alfabet qe s’na e mesoi kush
(dhe i shperfill pa dashje tere retorikat)
Jane syte e tu te thelle qe mbeten ne mua
Ndoshta pa e ditur se ishin nisur per udhe…
Dhe koha kalon, kalojne stinet
Kalon cdo cast si nje tingull pianoje
Qe ndjehet pas bredhave te nje parku dimeror
Ne festojme ndarjet, dashurite, pendesat dhe harrimet
Pastaj nje grimkohe i kendojme mospranise
Me fjalet me te embla qe kurre nuk i zgjodhem…
Une te dua ty po aq sa dashurine
Te dua me marrine e trungjeve qe enderruan diellin
Ndersa ai u shkelte syrin dhe nisej per tjeterkund…
Te dua pertej kuptimeve qe lodhin rracen e njeriut
Si ndodhi? Pse erdhi? Ku shkoi? A do te kthehet?
Ti dhe ne mos ndodhsh, je i kudondodhur
Asnjehere ne mos ardhsh, nuk ke kurre per te shkuar
Prej meje, prej qiejve dhe asaj stine qe vec une ia njoh shenjat
Ti i sapokrijuari hieroglif
Nen nje qiell te bukur
Shume larg tokes ku ecen si kalimtar…