Thuajse i panjohur për publikun dhe mediat e faqet e shoubizit në Shqipëri, Ermal Meta është shqiptari që do të këndojë në skenën e Sanremos në 9 shkurt.
Ai do të këndojë “Odio le favole”, ndërsa mediat italiane janë fokusuar tek djaloshi që vjen përtej Adriatikut dhe po sjell një frymë të freskët në muzikën italiane.
Djaloshi shqiptar është një nga autorët më të vlerësuar të muzikës bashkëkohore italiane.
Ai është autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma, Chiara, Analisa e Patty Pravo, ndërsa në vitin 2007 ka themeluar grupin “La Fame di Camilla”.
Ermal Meta ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1981. Pas emigrimit në Itali ai është përpjekur të realizojë ëndrrën e tij artistike, gjë të cilën duket se po e realizon me sukses.
Vitet 2014-2015 ai bashkëpunoi me Marco Mengonin për albumin e tij të fundit “Pronto a Correre”, ndërsa në 22 tetor 2014 publikoi këngën “Lettera a mio padre” me tëcilën pati një sukses sidmos në klasifikimet radiofonike. Më 19 nëntor 2015, Ermal Meta nxjerr këngën “Odio Le favole” me të cilën përfaqësohet në Sanremo 2016. Ai renditet nga mediat fqinje si favorit për çmimin e kategorise “Giovanni” në festivalin më të rëndësishëm të muzikës italiane.