Ndonjë thotë se duhet të ruhemi nga brerja e ndërgjegjes për
poezinë,
me mbetë i shkëputur, dhe ndonjë shkak them, duhet të jetë.
Por pash zotin,
dymbëdhjetë poezi m’i përlave, dhe unë s’kam as kopjet, more dhe vizatimet e mia, më të mirat;
si pra, do më shqyesh edhe mua si ato?
Pse s’more paret e mia, kështu bëhet
kur heq brekët, i flak në një qoshe,
tjetër herë merrmë krahun e majtë a një pesëdhjetshe,
por jo poezitë e mia:
Nuk jam Shekspiri,
por ndonjëherë, thjesht,
më të mirë nuk ka, abstrakt a ndryshe qoftë,
gjithmonë do të ketë pare, kurva dhe pijanecë,
deri kur të bjerë bomba e fundit.
Por si tha Zoti,
duke ndenjur ashtu në qef të vet
e shoh, paskam bërë plot poetë,
por pak, shumë pak
poezi.
© shqipëroi Maksim Rakipaj (përkthim i vitit 2013)
shkëputur nga përmbledhja “Bukowski Poezi” Tiranë 2015