“Gjërat e vjetra e antikat shtohen vetëm kur prishen shtëpi e vila të vjetra për të ndërtuar pallate. Në këto raste, zbrazen qilaret e bodrumet, dhe pronaret shesin edhe shumicën e gjërave që kanë”. Ky ka qenë rrefimi i nje te riu tek koleksionisti Artan Lame ndersa i ka dorezuar nje “llamarine” me vlere. Eshte vete ky i fundit qe e tregon, ndersa nentekstet mund te kuptohen lehte.
Rrefimi i Lames
ASSICURAZIONI GENERALI TRIESTE, ka qenë një prej shoqërive kryesore të sigurimit që ka vepruar në Shqipëri nga fundi i shek.XIX e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Çdo banesë që sigurohej tek kjo shoqëri, i vendosej diku në murin ballor një tabelë llamarine si kjo këtu.
Tabela e fotografisë më mbërriti sot. Ai që ma solli është një prej atyre djemve me ngjyrë që e siguron jetesën me shitjen e objekteve të vjetra. Ishte i gëzuar.
-Do ketë gjëra për të shitur, më tha.
-Pse çka ndodhur?
-Filluan prapë të prishen shtëpi e vila të vjetra.
Pastaj më shpjegoi me detaje. Gjërat e vjetra e antikat shtohen vetëm kur prishen shtëpi e vila të vjetra për të ndërtuar pallate. Në këto raste, zbrazen qilaret e bodrumet, dhe pronaret shesin edhe shumicën e gjërave që kanë.
-Po tabela që më solle mua, nga vjen?
-E kam marrë te vila që u prish në rrugën e Durrësit.