Kur lë pas atë pallat parafabrikat, të kap një tis trishtimi. A ia vlen e gjitha?!

Nga Entela Resuli

Në shtëpinë e Profesor Kristo Frashërit sot dera ishte e mbyllur.

Me përjashtim të gruas që i kishte shërbyer, askush nuk ishte aty.

Njeriu i cili jetoi 96 vjet e kishin çuar në morg. Do të qëndronte aty deri ditën kur do të kryet ceremonia zyrtare, të mërkurën, pranë Akademisë së Shkencave.
Në një moment kur dyert duhet të ishin të hapur, miqtë dhe të afërmit do të duhet të qendronin pranë tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, indiferenca dhe ftohtësia kishte pushtuar atë shtëpi, të rrethuar nga dhjetëra pallate, ku drita e diellit nuk hynte për qamet.

Historian, profesor, akademik.

Një jetë të tërë mes librave, me dhjetëra vepra të lana pas. Mund të konsiderohet pa frikë, si një arkiv e historisë së Shqipërisë, sot është i vetëm, në një dhomë të ftohtë morgu.

Jo vetëm për atë, dhe jo vetëm nga niveli intelektual, por për këdo, do të duhej t’i bëhej respekti i fundit, në orën e fundit mbi tokë.

Njerëzit që ka njohur gjatë gjithë këtyre viteve do të duhet të ishin me të! Dera duhet të ishte e hapur…
Kur lë pas atë pallat parafabrikat, me tulla të bardha, pranë lagjes “Ali Demi” të kap një tis trishtimi. A ia vlen e gjitha?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *