Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: S’ka nevojë të shtrihesh tek dera, pres të ngjitesh në skenën e teatrit të ri!

Në vazhdën e një debati, nisur nga projekti i ri për Teatrin Kombëtar, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë një përgjigje aktorit të madh Robert Ndrenika dhe shqetësimit të tij për shembjen e godinës ekzistuese.

Deklaratën Kumbaro e ka bërë sot gjatë dëgjesës publike për qendrën e re multifunksionale, në të cilën u prezantua projekti i ri, në prani edhe të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Sipas kumbaros, aktori nuk ka pse shtrihet te dera e Teatrit për të mbrojtur tokën, pasi ai duhet të ngjitet në skenën e Teatrit të ri.

”Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës të cilën e ftova të vinte dhe sot por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy netë më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe tek i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *