Nga Manjola Hushi
Pas… Të kthej pas në kohë
Çfarë kishte pas asaj?
kishte sosur tani …
Nuk ndihej fryma,
brymë dhe paqartësi,
nën flegrat e zemrës.
Në ç’dreq rrënjash ke rrënjosur,dashuri …?
Dashurisë,ti …
i jep një titull qesharak
dhe qesh me dhëmbët zbardhur
Të zbathur me lë,
ka mbetur forma e shkronjave të shtypura në letrat elektronike
letra intime .
Hija jote është flladi yt ,
një gjethe e këputur përbri syve.
Larg mëmës dhe gjëmës time, dashuri !
Tani më shkruaj me lot të nxehtë që qajnë
dhe pa u tronditur më thuaj për të fundit herë se …nuk mund të jetë fund,
fundi është me ty përqafueshëm.
Mos u tremb ,mendoj se fundi yt është më i drejtë!
Marrje !
Unë marr drejt detit ,
të lë unë, të lëshoj.
Çuditshëm, më kujtove një film komunist
drejt rrugëtimeve bardh e zi,
mbi kabinë
nga temperaturat e ulëta
Ai ngrin…
E di çdo të thotë kjo?
Zëri i tij në linjë ngrin, edhe ti vret me acarin tend
si flokë e ngrirë acar e borës ruse….
Të lë unë, të dorëzoj!