Kritika “Liqenit të mjellmave”, reagon Teatri i Operas: Ne kemi vepra, skeptikët fjalë

Para dhe menjëherë pas premierës së baletit Liqeni i Mjellmave me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos, ka pasur kritika për rikonceptimin e veprës dhe amerikanizimin e saj. Kritikat janë të koreografit Arian Sukniqi, i cili ka kritikuar edhe kostumet që nuk lënë balerinët të duken siç duhet dhe se kostumet e tyre ndryshojën gjatë akteve. Nuk ka munguar as reagimi i Operës.
“Nëse keni dëshirë të informoheni se çfarë niveli artistik ka premiera e TKOB me titull “Liqeni i mjellmave”, shikoni këto foto dhe të tjerat që do postojmë në vazhdim.
Teatri ynë prezantohet me vepra , skeptikët apo te tjerë…vetëm me fjalë. Ju ftoj miq të nxitoni teë blini biletat tuaja pasi kjo shfaqe e rrallë do jeteë vetëm sot dhe nesër (dt 15,16 ) ora 19.00”, shkruante TKOB. Më herët, teatri shkroi se:
Pallati i Kongreseve për herë të parë u tejmbush për njeë shfaqje të TKOBAP, një sfide që institucioni më i lartë kulturor i artit operistik dhe baletit në Shqipëri, e fitoi me sukses.
Premiera absolute e baletit “Liqeni i Mjellmave” naten e djeshme ishte nje magji, duartrokitjet e vazhdueshme të publikut e treguan këtë. Mjellmat tona bënë të duartrokisnin të mëdhenj e te vegjël.
Kur ke në krahë mjeshtra të cilët jane sot më të miret ne punen e tyre, sigurisht që një shfaqje është e destinuar te kete sukses. Me koreografi nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, nën dirigjimin e orkestrës seë TOB nga Ricardo Casero, ishin një trup në formën më të peërkryer.
Kostumet e Ardi Asllanit, ndricximi i ASLV, skenografia Bashkim Zahaj dhe mjeshtria e Armand Pezës dhe Geraldina Sposa, vunë vulën e suksesit, për një vepër elitare në skenën e TOB.
Solistët: Ledia Sulaj, Ervis Nallbani, Dion Gjinika, Alisa Gjoni dhanë maksimumin në skenë, për të treguar një nivel të lartë të baletit.
Sot do të jetë një tjetër natë magjike. TKOB dhe “Liqeni i Mjelmave” godasin sërish sot…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *