Një fizikante përdor Ajnshtajnin për të shpjeguar udhëtimin e Babagjyshit në Krishtlindje
Nga Melissa Locker
Udhëtimi i Santa Claus në prag të Krishtlindjeve ka kërkuar gjithmonë një kapërcim të besimit për besimtarët. Në fund të fundit, në qoftë se duhen nëntë orë për të shkuar nga Pitsburg Pensilvani deri në Helsinki, askush nuk mund të shpërndajë dhurata për djemtë dhe vajzat në gjithë botën brenda një nate. Plus, në epokën e teknologjisë moderne dikush do ta kishte parë Babagjyshin e Vitit të Ri nga dritarja e aeroplanit ose me radar dhe nuk ka asnjë mënyrë që një burrë me një stomak si një ” rruzull plot me pelte” mund të futet poshtë një oxhaku, apo jo? Ndoshta po.
Një fizikant është përpjekur të përdorë shkencën e ftohtë për të provuar se Santa Claus do të mundej në fakt ta bëjë këtë udhëtim në sajë të një ndihme të vogël nga një burim i vështirë si-Albert Ajnshtajn.
Dr. Katy Sheen në Universitetin e Exeter ka përdorur Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit për të shpjeguar sesi Babagjyshi mund ta bëjë këtë udhëtim brenda një nate, pa u kapur nga radari dhe që ta nxërë oxhaku. Sheen i prezantoi zbulimet e saj para një grupi fëmijësh në universitetin, Science of Christmas Festival të mërkurën.
Sheen ka llogaritur sesa shpejt Babagjyshi i Krishtlindjeve do të duhet të udhëtojë për të arritur numrin e familjeve që ka të ngjarë të jenë duke festuar Krishtlindjet nëpër botë, së bashku me numrin e fëmijëve.
“Për të vizituar rreth 700 milionë fëmijë në 31 orë, Babagjyshit i duhet të udhëtojë me gjashtë milionë milje në orë në qoftë se ai do të dorëzojë dhurata për çdo fëmijë”, tha Dr. Sheen në një njoftim për shtyp. Disa gjëra të çuditshme ndodhin kur ju filloni të udhëtoni aq shpejtë. Së pari, koha ngadalëson. Së dyti, Santa rrëshqet që do të thotë se ai mund të përshtatet poshtë një oxhaku më lehtë. “
Sheen shpreson që shpjegimi tërësor i saj për sistemin sesi i shpërndan dhuratat Babagjyshi do të frymëzojë fëmijët për të marrë njohuri më të mëdha si në fizikë ashtu edhe shkencë dhe për ta mbajtur magjinë e Krishtlindjeve gjallë./ Pasqyre.al/ Time