Kostandinos Kavafis: Pikëllim i Iasonit

Kostandinos Kavafis – Pikëllim i Iasonit, bir i Kleandrit, vjershëtor në Komagjen, viti 595 pas.l.K.

Trupi im dhe pamja po plaken,
janë për mua plagë të një thike mizore.
Më s’po mundem dot.
Të drejtohem ty, Mjeshtëri e Vjershërimit,
ti seç di përreth barnave:
orvatje për ta mbytur dhimbjen me anë të Përfytyrimit dhe Fjalës

Janë plagë të një thike mizore. –
Jepmi barnat e tua, Mjeshtëri e Vjershërimit,
që – disi – lehtësojnë dhimbjen.

@Edon Qesari- Vjersha, si shumë të tjera të Kavafit, sjell në vëmendje një skenar të sajuar në epokën e hershme bizantine, në mbretërinë e Komagjenës, e cila gjendej, si entitet autonom, në territoret e sotme të Armenisë.
Shqipërimi i mësipërm është bërë sipas dy përcjelljesh shumë të njohura në anglisht dhe italisht (përkatësisht E. Keeley/Ph. Sherrard dhe P.M. Minucci).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *