Korça pasurohet me të tjera vepra arti

Në qytetin e Korçës ka përfunduar edicioni i shtatë i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës së Parkut, event ky i ideuar nga artisti Genti Tavanxhiu.

Eventi kulturor i  mbajtur nga datat 1 -11 korrik, kishte si qëllim pasurimin e qytetit të Korçës me një koleksion të veçantë të veprave të artit bashkëkohor, por edhe pasurimi i kulturës e mentalitetit artistik me një dimension të ri të menduari dhe krijuari në skulpturë.

Në këtë edicion ishin pjesëmarrës 6 artistë, katër të huaj dhe dy shqiptarë. Artistët e huaj pjesëmarrës të këtij edicioni ishin Nilhan Sesalan nga Turqia, Christos Lanitis nga Qipro, Francesca Bernardini nga Italia dhe Chiu Tai-Yang nga Tajvani, ndërsa artistët shqiptarë janë Vladimir Topi dhe Ardit Beli.

Artistët pjesëmarrës kontribuuan me gdhendjen e skulpturave të reja në gur dhe në dru duke i dhuruar qytetit të Korçës 6 vepra që do t’u bashkangjiten atyre paraardhëse.

Aktiviteti, i nisur në vitin 2008 ka sjellë në Korçë artistë nga e gjithë bota në vitet e kaluara si nga Turqia, Japonia, Zelanda e Re, Gjermania, Serbia, Italia, Franca, Rumania, Bullgaria , Spanja, Portugalia, Egjipti, Qipro, Anglia, Belgjika, Greqia, Hungaria, Kina, etj.

Korça është qyteti i parë dhe i vetëm në Shqipëri që prej disa vitesh organizon Simpoziumin e Skulpturave, ndërsa aktiviteti është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia e Korçës.ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *