Faik Konica, në shkrimin e tij të titulluar “Ali Pasha i Tepelenës”, në muajin Shkurt 1902 në gazetën “Albania”, duke qortuar shqiptarët që shanin Ali Pashën, thekson:
“E pse të zemërohemi me zaptijet e mjerë që nuk e kanë kuptuar Ali Pashën? Për të njohur mirë jetën dhe punët e Ali Pashës duhen studjuar nja dhjetë libra inglisht, nja pesë a gjashtë greqisht dhe nja tre a katër frëngjisht, të cilat flasin për të… Vetëm një gjë duam t’u themi këtyre poturakëve: – Nuk themi se ju jeni shqiptarë të liq, por për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s’i dini?!”/ Nga blogu i Dorian Koçit