Kjo kroçierë super-luksoze do të vizitojë çdo verë Sarandën!

MSC Cruises, kompania më e madhe e anijeve turistike njofton se në listën e destinacioneve të saj sapo është shtuar edhe qyteti i Sarandës.

“Duke nisur që prej prillit 2017, MSC Cruises do t’i shtojë destionacioneve mesdhetare edhe Sarandën”, shkruan kompania në sajtin e saj.

Ajo më tej bën një përshkrim të shkurtër të historisë dhe pozicionit gjeografik të qytetit shqiptar.

Kompania njofton se kroçiera që do të vizitojë Sarandën do të jetë MSC Poesia.

Ajo ka një kapacitet prej 3600 personash, staf prej thuajse 1 mijë personazh, restorante, sallë koncertesh, pishina të shumta, hidromasazh, palestër, kazino dhe një peshë prej më shumë se 90 mijë to.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *