Kinemaja në Argjentinë futet si lëndë në shkollat fillore

Instituti i Filmit INCAA gjithashtu u kërkon adoleshentëve të ndajnë propozimet e tyre si ta bëjnë kinemanë Argjentinase më tërheqëse për grup moshën e tyre.

SAN SEBASTIAN – Argjentina sa u bë një nga vendet e para në botë pas Francës, që po i prezanton fëmijët e shkollave fillore me kënaqësinë që mbart kinemaja. Një politikë kjo të cilën shumë vende do të donin ta aplikonin, por shumë pak kanë arritur të bëjnë.

Kjo lëvizje është pjesë e politikave për të rritur audiencën e shikuesëve të filmave në përgjithësi dhe për ndjekjen e prodhimit filmik Argjentinas në veçanti.

Duke filluar nga Gushti i këtij viti, programi: “Shkollat shkojnë në kinema”, bazohet në një marrëveshje të nënshkruar gjatë vizitës së Presidenti francez Francois Hollande në Argjentinë në muajin Shkurt dhe nga ana e Institutit të Filmit INCAA të Argjentinës.

Ky pakt prodhoi një punëtori katër-ditore në Buenos Aires në fillim të qershorit, në të cilën specialistët francezë u takuan me homologët argjentinas për të studiuar se si të zbatojnë në Argjentinë një version të programit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe frymëzues arsimor të Francës “College au Kinema”.

Tanimë duke u aplikuar në shtatë nga 24 provincat e Argjentinës, duke përfshirë Cordoba dhe Salta, nisma argjentinase çon nxënësit e shkollave fillore në kinema për të parë filma Argjentinas, ndërsa gjatë orarit mësimor po u mësohen bazat e se si analizohen filmat.

Konkluzionet paraprake të kësaj iniciative do të diskutohen në 2016 në Tregun e Ventana Sur – 29 nëntor deri 3 dhjetor, me qëllim krijimin e strategjive për vitin 2017, u shpreh presidenti INCAA Alejandro Calcetta në Festivalin e San Sebastian të Spanjës.

Kurrikula e kinemasë duhet të diskutohet me qeveritë e secilës krahinë të Argjentinës. Reagimi fillestar ka qenë shumë pozitive, tha Cacetta. “Fëmijët shpesh kanë parë shumë pak filma, dhe në atë pak që kanë parë, shumë pak prej filmave janë prodhim Argjentinas. Dhe filmat që shohin i kanë parë zakonisht në internet,” shtoi ai.

INCAA e Argjentinës ka nisur edhe një thirrje në web për aplikime për një konkurs që i drejtohet 13-18 vjecarëve me titullin, si të jetë një film nga Almodovar: Que Necesita el Cine Argentino Para Que Chicos como Vos Lo Vean “(Fjalë për fjalë: Çfarë Duhet Të Bëjë Kinematografia Argjentinase Që Fëmijë Si Ju Ta Shikoni Atë?)

Në juri është përfshirë edhe regjisori fitues i Academy Awards, Juan Jose Campanella (“Sekreti në sytë e tyre”) si dhe Sebastian Borensztein (“Ushqimin Kinez me vete”) të cilët kanë përzgjedhur shtatë sugjerime fituese që do të shpallen në Tetor. “Propozimet janë me të vërtetë shumë interesante”, ka thënë Cacetta.

Prodhimi filmik Argjentinas merr një pjesë të mirë të tregut – 13% për filmat argjentinas në vitin 2016. Argjentina me Brazilin, janë të vetmet vende në Amerikën Latine, ku filmat kombëtar rregullisht ia dalin mirë në tregun e tyre të brendshëm.

Por tani Argjentina kërkon më shumë. Iniciativa Plan-programi kinematografik është konceptuar “si një program afatgjatë që ne shpresojmë që me kalimin e kohës të bëhet pjesë e politikës shtetërore”, Cacetta komentoi, duke shtuar se nuk ishte rastësi që Franca, e cila i filloi mësimet e saj të kinemasë që në vitin 1989, ka një nga aksionet më të mëdha të brendshme të çdo kinemaje kombëtare në Evropë – 34.6% këtë vit deri në Gusht, sipas statistikave të CNC-Francë.

“Unë vij nga prodhimi i filmave. 10 deri 15 vjet më parë shqetësimi ynë më i madh ishte prodhimi. Por tani sektori i prodhimit është pjekur dhe praktikisht garanton një sasi të filmave tanë cilësorë, “argumentoi Cacetta.

Ai shtoi: “Fokusi dhe puna jonë reale tani duhet të shkoj në shpërndarjen: distribution dhe exhibition: shfaqjen. Nëse ne vetëm prodhojmë, por nuk mund ti shfaqim filmat tonë, ne do të kthehemi në një varrezë kinematografike. ”

INCAA së shpejti do të shpallë një rregullore që do të adresojë zhvillimin dhe shpërndarjen e filmit në Argjentinë, si dhe krijimin e një sistemi mbështetjeje për çdo fazë të ciklit të industrisë së një filmi. Argentina Offers Cinema to Primary School Children By John Hopewell

(Në gjuhën shqipe nga origjinali, Iris Elezi -http://variety.com/2016/film/news/argentina-cinema-primary-school-curriculum-1201864048/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *