Aktori Amerikan Patrick Swayze, i kthyer në një sex-simbol në Hollivud me filmat ‘Dirty Dancing’ dhe ‘Ghost’, vdiq në 14 shtator 2009 në Kaliforni, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Ai ishte 57 vjeç kur vdiq. Swayze mori vesh prej mjekëve që ishte i sëmurë me kancer në janarin e 2008 dhe se kishte edhe vetëm disa javë jetë. Aktori kishte filluar seancat e kimioterapisë dhe për disa muaj shëndeti i tij ishte përmirësuar dukshëm, në atë pike sa Swayze kishte filluar të interpretonte në një rol të ri si agjent i FBI-së Charles Baker në serialin televiziv ‘The Beast’. Por në fillim të 2009 gjendja e tij filloi rishtaz të përkeqësohej, kur metastazat e kancerit kishin kapur edhe mëlçinë,
Patrick Swayze lindi në Houston, të Texas-it, më 18 gusht 1952. Bir i një koreografi, Patrick Swayze e kishte filluar karrierën e tij artistike si balerin duke studiuar kërcimin në New York, pasi kishte marrë pjesë në muzikalin e famshëm ‘Grease’. Suksesi i tij i parë arriti më 1985 në serialin televiziv ‘Nord e Sud’, ngjarjet e të cilit lidheshin me periudhën e Luftës Civile Amerikane. Por famën e arriti më 1987 me filmin “Dirty Dancing” ku interpretonte rolin e një mësuesi dansi, rebel dhe të ndershëm. Me këtë film Swayze kishte fituar një kandidaturë për interpretim të çmimit Golden Globe. Në vitin 1999 fama e tij u rrit edhe më pas filmit ‘Ghost’, ku interpreton së bashku me Demi Moore e Whoopi Goldberg, rolin e një të vdekuri që bën gjithçka për të komunikuar me të dashurën e tij përmes një spiritualisteje. Në të dy rolet Swayze kishte fituar fronin e një sex-simboli dhe askush nuk u habit kur revista “People” e shpalli më 1991 ‘Njeriu më sex-i’ i vitit. Në vitet e mëvonshme, aktori nuk kishte arritur të gjente role brilante për të demonstruar talentin e tij. Pastaj kishte filluar të kishte problem me alkoolin, probleme që u thelluan sidomos pas vetvrasjes me mbidozë të së motrës Vicky. Në 2003 pati rol në muzikalin ‘Chicago’ dhe në vitin 2006 në ‘Guys and Dolls’.
Do të ishte sëmundja, që do ta sillte edhe një herë në krye të kronikave, ashtu si në kohën e kulmit të suksesit të tij, bashkë me të shoqen Lisa Niemi (që e kishte njohur që kur ishte fëmijë) e cila i mbeti deri në në çastin e fundit pranë, disa orë para se të jepte edhe frymën e fundit.