Përmes një postimi, regjisori dhe aktori Laert Vasili bën me dije se Ismail Kadare e ka uruar për vënien në skenë të shfaqjes “Kush e solli Doruntinën”, bazuar mbi veprën e tij.
Laert Vasili shkruan: Të dashur miq, një telefonatë e z. Bujar Hudhri më përcolli urimet më të përzemërta nga gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare pasi kishte ndjekur shfaqjen “Kush e solli Doruntinën” në transmetim televiziv nga Digitalb, më dha një kënaqësi të veçantë, të cilën dua ta ndaj me ju dhe njekohësisht të falenderoj ikonën e skenës dhe ekranit Znj. Margarita Xhepa, patriarkun Bujar Lako, profesorin me energji djaloshare Viktor Zhusti, Doruntinën Luli Hoxha dhe trupën e mrekullueshme që ka Teatri Aleksander Moisi nën drejtimin e z. Bashkim Hoxha që më krijuan mundësinë të realizoj këtë shfaqje! Mirënjohje për të gjithë Ju!