Nga Claudio Magris
Ballkani, thotë një frazë e njohur nga Churchill, prodhon më shumë histori sesa mundet të konsumojnë.
Histori të dala nga qarku i prodhim-konsumit, të rëna nga linja e montimit të mallrave, përfundon e tejmbushur si një lumë që përmbyt, që në rrëmbimin e vet merr përpara edhe kufij, a qoftë edhe mallra shtëpiake e rrënoja që bllokojnë deri edhe kalimin. Historia e pazgjidhur shpesh është një lloj inkubacioni që çon në shpërthimin e shpejtë të luftës. Historia e pakonsumuar në një sistem të qëndrueshëm dhe të rregullt social e politik, e në institucionet e tij, është sërish një valë e paqëndrueshme dhe e stuhishme për fatet individuale dhe kolektive, dhe për ekzistencat që i janë besuar rastësisë dhe pasigurisë, janë si gjethe në një stuhi. Ndoshta edhe për këtë Ballkani ka krijuar dhe vazhdon të krijojë kryevepra letërsie të gjalla, të hedhura në vende të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme në Ballkan – edhe pse jo gjithmonë aq të ndryshëm sa ata pretendojnë; Danubi im, i përkthyer tridhjetë vjet më parë në serbo-kroatisht, sot ka një version kroat dhe një version serb, të dy shkëlqyeshëm.
Nga kaosi vjen shpesh një katastrofë politike dhe letërsi të madhe – në Ballkan.
Një nga këta krijues është Ismail Kadare. Shqipëria e tij është – gjuhësore, kulturore, historike – një larmi e veçantë madje edhe brenda kaleidoskopit ballkanik. Shqipja është një gjuhë ilire që nuk ka të bëjë me gjuhët sllave, të cilat ndikojnë, por vetëm pjesërisht, një nga dy dialektet e saj të mëdha. Vendi ka qenë për shekuj nën perandorinë osmane dhe islamizimi, siç e vë në dukje vetë Kadareja, e vendosi atë në imagjinatën perëndimore, në një kontrast ndonjëherë negativ me botën sllave, kristian-ortodokse.
Kadareja gjithashtu ka shfaqur në rrëfimet e tij rezistencën e pamposhtur, shekullore shqiptare ndaj sundimit otoman, si në romanin e tij “I tamburi della pioggia” (1981), i cili përfshin temën epike të lashtë dhe shumëvjeçare të rrethimit dhe feston fitoren e Heroi kombëtar shqiptar Skënderbeut, kampion i luftës kundër turqve.
Kadare jetonte në një vend të izoluar, në një diktaturë mizore. Përvoja, vështirësitë, e keqja e diktaturës ishin ndoshta përvoja themelore, në mënyrë të pashmangshme e Kadaresë. Ai ishte anëtar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1970 deri 1982, në një kohë që kërcënimet me vdekje festoheshin më mënyrë krenare nga regjimi që e vinte theksin te nacionalizmi, ndaj donte që të kishte një shkrimtar të madh kurorëzuar me sukses në mbarë botën.
Përvojën e tij, ata që nuk kanë jetuar në një regjim të tillë nuk mund ta imagjinojnë me të vërtetë, e lëre më ta gjykojnë. Kadare e ka lënë Shqipërinë në vitin 1990, kur diktatura ishte duke vdekur apo ishte pothuajse e vdekur, dhe kur, thuhet, zhgënjimi për demokracinë e lindur nga hiri i atij totalitarizmi dukej se ishte për atë jo aq shumë e fortë sa shfaqet me guxim tani./ Përshtati me shkurtime në shqip, Entela Hoxha/ Burimi: Corriere della Sera