Ikonë e padiskutuar e viteve ’90, George Michael zuri faqet e para të mediave jo vetëm për sukseset e tij muzikore por edhe për shkak të teprimeve të tij.
Në vitin 2007, në një moment sinqeriteti të rrallë, ai vetë tregoi se si kishte kaluar 20 vitet e fundit duke sabotuar karrierën e tij të shkëlqyer përmes një sërë skandalesh seksuale dhe abuzim me drogëra të forta.
“Pavarësisht gjithçkaje, karriera ime ka shkuar përpara”, rrëfente ai.
Georgios Kyriacos Panayotu, lindur në Londër në 25 qershor të vitit 1963 nga një nënë angleze dhe baba greko-qipriot, e fitoi famën edhe për shkak të problemeve të tij me ligjin dhe drogën, krizat e depresionit (siç ishte kur i vdiq nga AIDS miku i tij brazilian Anselmo Fellepa në vitin 1993) si dhe përdorimin e narkotikëve dhe alkoolit që e çuan shpesh në klinikat e rehabilitimit.
Vetë ai pohoi se shpesh kishte konsumuar aq shumë marijuanë, sa që kishte ditë të caktuara që tymoste deri në 25 cigare në ditë.
Në 2008 u ndalua nga policia pasi po tymoste hashash në një tualet publik.
Në 2010 kaloi 8 javë në burg pasi u fut me gjithë makinë në një dyqan në Londër, për shkak se ishte nën efektin e kanabisit.
Tre vjet më parë e zuri gjumi në Mercedesin e tij pasi ishte i droguar, por ia hodhi burgut duke bërë 100 orë punë sociale.
Pas vdekjes së të ëmës në 1996 kishte deklaruar për herë të parë homoseksualitetin e tij. I interesuar që në adoleshentë ndaj seksit me të panjohur, në një intervistë dhënë britanikut Piers Morgan, i tregoi se kishte pasur 500 partnerë të ndryshëm në 7 vjet.
Në 1998 u arrestua në Kaliforni për “akte të turpshme” në një banjo publike.
Në 2009 përfundoi marrëdhënia e shumëdiskutuar me partnerin e tij prej 15 vitesh, Kenny Koss, i cili megjithatë i ndenji afër edhe kur u sëmur me polmonit në 2011.
Hitet e padiskutueshme të Michael ishin “Last Christmas”, “Careless Whisper”, “Faith” etj./ TemA