Aktorja 35-vjeçare Jessica Alba ka folur për mbijetesën në Hollywood, nisjen e biznesit, kolegjin dhe rritjen në një bazë ushtarake. “The Guardian” ka botuar rrëfimin e saj, siç po e sjell të përshtatur pasqyre. al.
-Unë mendova se nuk do arrija asgjë në jetë, sepse nuk kam shkuar në kolegj. Mendoja se nëse nuk kisha një diplomë kurrë nuk do të respektohesha apo të konsiderohesha e zgjuar. Tani e kuptoj që jam krejtësisht e aftë për të bërë shumë gjëra.
-Prindërit e mi më lindën kur ishin shumë të rinj. Ata ishin 18 dhe 19 vjeç dhe ishte vërtetë zbavitëse. Babai im ishte në ushtri – ne zgjoheshim në orën 5 që ai të hante drithëra dhe të shihnim filma për fëmijë me vëllain tim më të vogël.
-Suksesi për mua ishte thjesht interes financiar. Sapo u bëra 20 vjeç dhe kisha arritur një farë sigurie, fillova të kërkoja diçka më thelbësore ku të përqëndrohesha. Pastaj kur mbeta shtatzënë disa vjet më vonë, me lindi ideja për të krijuar kompaninë time [linjën natyrore të bukurisë Honest Company].
-Kur isha e re, nuk dija të flisja në punë e të thosha: kjo nuk më pëlqen. Unë nuk isha ai njeriu ( një seks-simbol) që më portretizonin. Kam origjinë konservatore dhe kam veshur rroba të gjera. Kur ti po projektohesh në një film, që ai të shitet – atëherë kuptova që unë isha personazhi që po interpretoja.
-Marrëdhëniet me gra të tjera janë të rëndësishme, sidomos pasi bëheni mama. Kjo ju jep një ndjenjë pozitive, pasi jeni rrethuar nga një grup njerëzish që ju pranojnë dhe ju mbështesin.
-Si mama e re, kam pasur vështirësi për të gjetur produkte pa përbërje sintetike. Unë doja të krijoja një kompani mallrash konsumi, e cila të jetë transparente dhe fitimprurëse.
-Hollywoodi mund të jetë i vështirë. Njerëzit nguten për të qenë të suksesshëm dhe pastaj, në atë moment kur ata ndjehen se janë të suksesshëm, suksesi zhduket në çast. Unë nuk ndjehem siç më përcaktojnë dhe kurrë nuk i kam kushtuar shumë rëndësi. Kur isha në çdo koopertinë reviste dhe në të gjithë filmat e rinj, e dija se shumë prej kësaj(këtij suksesi) do të ikte më pas.
-Njeriu mëson disiplinën teksa rritet në një bazë ushtarake. Mëson po ashtu se ndonjëherë duhet të bësh gjëra që nuk dëshiron t’i bësh.
-Kam shpenzuar shumë më shumë kohë për biznesin tim sesa për aktrimin. Kur gjej kohën dhe kur të jetë argëtuese, do të bëj diçka. Me filmin e fundit, kam menduar se do të ishte kënaqësi të zmbrapsesha.
-E kam dashur gjithmonë ‘veshjen’. Zgjodha te merrem me veshjet si një mënyrë jetese. E dua atë element të fantazisë që të jep mundësinë të jesh në gjendje të transformosh veten në një person tjetër.
-Është me të vërtetë e rëndësishme që njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Unë e di se si do të votoj, por nuk po e them.