JEHONA
Christina ROSSETTI
Eja heshtazi tek unë, netëve kur fle,
Eja në heshtjen e një ëndrre që flet,
Eja bukuri me sytë ndezur si në jerm,
Si një fill drite që mbi përrua shkëlqen,
Në lotë eja, mos më bëj të pres, o shpresë, kujtim, dashuri e viteve të shkuar…
Oh, ëndërr, sa ëmbël, ëmbëlso, vrerin ëmbëlsomë,
E si të kem qënë në parajsë zgjomë,
Ku shpirtërat e dashuruar sillen e shihen,
E me sy të etur ruajnë derën e ngadaltë,
Që për të hyrë hapet, kurrë për të dalë.
Eja në çdo ëndërr, në të tëra netët,
Vdekje, oh medet, jeta e vërtetë
E veç ndër ëndrra mundem të të jepem,
Frymë për frymë e në çdo rrahje zemre,
Shëëëttt, pëshpërit, përkulu, ulu, si në ato kohë i dashur,
oh sa kohë, ohë, oh…..
© shqipëroi Maksim Rakipaj