INVESTIGIMI/ A ishte arti modern një armë e CIA-s? Dritëhijet mbi suksesin e galeritë

Ekspresionizmi Abstrakt doli në dritë në fund të 1940-ës për të krijuar New York-un, si qendër të botës së artit – por ka mendime se ky sukses i këtij arti është i lidhur me ndihmën e spiunëve amerikanë në Luftën e Ftohtë. Një investigim nga Alastair Sooke.


Nga Alastair Sooke

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, diçka emocionuese ndodhi në botën e artit në Nju Jork. Një energji e çuditshme, por e papërmbajtshme filloi të kërcasë në të gjithë qytetin; artistë të cilët luftuan për vite tëra luftuan në varfëri dhe në errësirë befas gjetën vetëbesimin dhe suksesin. Së bashku, ata formuan një lëvizje që u bë e njohur, në atë kohë, si Ekspresionizmi abstrakt. Ky art, është papritur në një ekspozitë të madhe, që shfaq 164 vepra arti nga 30 artistë (duke përfshirë edhe artistët Willem de Kooning, Jackson Pollock dhe Mark Rothko), në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër.

Një nga gjërat më interesante të Ekspresionizmit abstrakt ishte shpejtësia me të cilën ai u përhap dhe mori rëndësi ndërkombëtare. Në fund të viteve 1940 artistët e arritën famën fillestare e mandej në vitet ’50, arti i tyre ishte pranuar në përgjithësi, ndërsa risitë më emocionuese në pikturë dhe skulpturë- po zhvilloheshin në Nju Jork më shumë se sa në Paris. Në vitin 1957, një vit pas vdekjes së Pollock në një aksident me makinë, Muzeu Metropolitan pagoi 30,000 dollarë për “Rhythm autumn” – një shumë tepër e madhe për një pikturë të një artisti bashkëkohor në atë kohë.
Një vit më pas, “The new american painting”, një ekspozitë me rëndësi organizuar nga Muzeu i Artit Modern në Nju Jork, nisi një turne njëvjeçar në qytete të mëdha evropiane, duke përfshirë Baselin, Berlinin, Brukselin, Milanon, Parisin dhe Londrën. Triumfi i Ekspresionizmit abstrakt ishte i plotë.

TË NDIHMUAR PA DASHJE?
Ardhja e Pop Artit, e rrëmbeu vëmendjen nga Ekspresionizmi abstrakt në fillimet e 1960-ës. Pastaj dolën thashethemet që pëshpërisnin se suksesei i shpejtë i Ekspresionizmit abstrakt ishte disi i dyshimtë.

Në vitin 1973, në një artikull në revistën ‘Artforum’, kritiku i artit Max Kozloff, e ekzaminonte pikturën amerikane të pasluftës në kontekstin e Luftës së Ftohtë. Ai pohoi se po reagonte ndaj “humori vetë-urues” të botimeve të fundit të tilla si ai i Irving Sandler për “Triumfin e pikturës amerikane” (1970), historinë e parë Ekspresionizmit abstrakt. Kozloff vazhdoi të argumentojë se Ekspresionizmi Abstrakt ishte “një formë e propagandës dashamirëse”, në sinkron me ideologjinë politike të pasluftës që kishte qeveria amerikane.

Pollock pat thënë njëherë se të gjithë në shkollën e tij në Los Angeles mendonin se ai ishte një “rebel i kalbur nga Rusia”. Sipas David Anfam, bashkë-kurator i ekspozitës në Akademisë Mbretërore, “Rothko tha se ai ishte një anarkist”. Ndërsa, Barnett Newman ishte një anarkist i deklaruar – ai madje shkroi një hyrje në librin Kropotkinit mbi anarkizmit. Kështu, këtu kemi pasur një lidhje mes artistëve jo-konformiste, të cilët jenë tjetërsuar tërësisht nga kultura amerikane. Ata ishin e kundërta e Luftës së Ftohtë”.

Pavarësisht nga kjo, megjithatë, idetë e Kozloff u kapën. Në vitin 1967, Neë York Times kishte zbuluar se revista liberale e anti-komuniste “Encounter”, kishte qenë në mënyrë indirekte e financuar nga CIA. Si rezultat, njerëzit filluan të dyshojnë. A mund të ndodhte që CIA të kishte dhënë po ashtu një dorë ndihmë në promovimin e Ekspresionizmit abstrakt në skenën botërore? A ishte Pollock, me dashje ose jo, një propagandist për qeverinë amerikane?

FUQIA E BUTË
Një numër esesh, artikujsh dhe librash kaën ndjekur idenë e Kozloff dhe kanë argumentuar se CIA e kishte manipuluar disi Ekspresionizmin Abstrakt. Në vitin 1999, gazetarja dhe historiania britanike, Frances Stonor Saunders, botoi një libër në lidhje me CIA-s dhe “Lufta e Ftohtë të Kulturës”, në të cilën ajo pohoi: “Ekspresionizmi Abstrakt ishte po vendosej si një armë e Luftës së Ftohtë”. Një sintezë e argumentit të saj është në dispozicion edh eonline, në një artikull që ajo shkroi për gazetën “The Indipendent” në vitin 1995. “Në mënyrën që e bënte një princ përgjatë Rilindjes – përveç se ajo ka vepruar në mënyrë të fshehtë – CIA ka nxitur dhe promovuar pikturën amerikane, ekpresionizmin abstrakt rreth botës për më shumë se 20 vjet”, -ka shkruar ajo.
Është e mundur që piktorë të rëndësishëm britanike janë formuar nga mjeshtrat e spinunimit amerikan.
Sipas Saunders, janë financuar disa ekspozita të profilit të lartë të Ekspresionizmit abstrakt gjatë viteve ’50, duke përfshirë ekspozitën “Piktura e re amerikane”, i cila vizitoi Evropën në mes të viteve 1958 dhe 1959. Me sa duket, Tate Gallery nuk mund të përballonte sjelljen në Londër të një ekspozite të tillë – kështu që një milioner amerikan i quajtur Julius Fleischmann ndërhyri, duke dhënë të hollat në mënyrë që ajo të mund të udhëtonte në Britani. Fleischmann ishte president i një organi të quajtur ‘Fondacioni Farfield’, i cili ishte financuar nga CIA. Prandaj është e mundur që të argumentojmë se piktorë të rëndësishëm të artit abstrakt britanik, të tillë si John Hoyland, të cilët ishin të ndikuar thellësisht nga ekspozita e Tate në ’59-ën, janë formuar nga mjeshtrat e spiunimit të Amerikës.
Saunders gjithashtu ka vënë lidhje mes CIA-s dhe Muzeut të Artit Modern të Nju Jorkut (MoMA), i cili dha ndihmë të madhe në promovimin e Ekspresionizmit Abstrakt. Nelson Rockefeller, president i MoMA-s gjatë viteve ’40-ë dhe ’50-ë, kishte lidhje të ngushta me komunitetin amerikan të zbulimit. Kështu edhe Thomas Braden, i cili drejtoi aktivitetet kulturore në CIA: para se t’i bashkohej “Kompania”, ai ishte sekretar ekzekutiv i MoMA-së.

Kjo, nuk do të thotë, natyrisht, që vetë artistët ishin bashkëpunues me CIA-n apo (as) edhe të vetëdijshëm se ajo po financonte ekspozitat e ekspresionizmit abstrakt. Megjithatë, cilado të jetë e vërteta për masën e përfshirjes financiare të CIA-s me Ekspresionizmin Abstrakt, studiuesi David Anfam beson se ajo ishte “gjëja më e mirë për të cilën institucioni ka paguar ndonjëherë”. Ai buzëqesh. “Unë do të shpenzoja shumë më tepër para për Ekspresionizmin abstrakt se për rrëzimin e diktatorëve të krahut të majtë.”

Alastair Sooke është kritik arti i The Daily Telegraph/ Marrë Nga BBC/ Pasqyrë.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *