Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që do të mbahet në nëntor nuk do të ketë më drejtuese Zana Çelën që e themeloi këtë festival. Tashmë festivalin do ta drejtojë sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.
Vetë Inva Mula ka njoftuar për këtë edicion, e cila ka bërë të ditur, se artistikisht do të drejtohet nga ajo.
Ish drejtuesja e këtij festivali, Zana Çela, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit e konfirmon këtë lajm nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Po postoj mesazhin qe artistja jonë e madhe Inva Mula ka ndarë sot me miqtë e saj në lidhje me angazhimin në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.
Ndërsa sopranoja Inva Mula thotë se “kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi-të gjithë ne duhet te japim kontributin tone për ta rritur atë përgjatë viteve”.
Mula saktëson se Festivali Ndërkombëtar Marie Kraja do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.
Në këtë festival deri më sot janë vlerësuar me trofetë “Marie Kraja” disa artistë ndërkombëtar.