Interneti nuk e ka vrarë librin, ka ende njerëz që lexojnë njëlloj!

Në një shkrim të dy shtatorit, Daniel Victor shkruan në New York Times se interneti nuk e ka vrarë librin e shtypur.
“Megjithë Facebook-un, Netflixin apo me të tjera platforma digjitale gjithnjë e në rritje që ju heqin mendjen, oreksi i amerikanëve për të lexuar libra të shtypur — nga ata libra që ju ende i mbani në duar- nuk është ulur vitet fundit. Ky ka qenë rezultati i një studimi nga Qendra Kërkimore Pew. 65% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë lexuar një libër ‘letre’ gjatë vitit të kaluar, e kjo është e njëjta përqindje me vitin 2012.
Kur i shtoni kësaj, edhe e-librat apo audiolibrat, numri i atyre që kanë pranuar se kanë lexuar një libër në format elektronik në 12 muajt e fundit rritet në 73%, krahasuar me vitin 2012.
28% kanë thënë se kanë lexuar një e-libër vitin e kaluar, ndërkohë që 14 për qind thanë se kishin dëgjuar një audiolibër. Lee Rainie, drejtor i Internetit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qendrën Kërkimore “Pew”, tha se studimi tregoi qëndrimin në fuqi të librave në letër. “Unë mendoj se nëqoftëse sheh pas, para një dekade, sigurisht që pesë apo gjashtë vjet më parë, kur doli e-libri, ka pasur njerëz që mendonin se ditët e librit të shtypur do arkivohen”.
Tani, 28 për qind e të pyeturve thanë se kishin lexuar një e-libër vitin e kaluar dhe është e njëjta shifër – e qëndrueshme në dy vitet e fundit, por mënyra si ata e lexojnë e-librin po ndryshon.
Studimi i “Pew” është bazuar në një studim i cili ka marrë përmes telefonit përgjigjet e 1.520 të rriturve në vend, mes datave 7 mars e 4 prill. Sipas tij, njerëzit me të vërtetë i përdorin tabletët dhe smartfonët për të lexuar libra. Trembëdhjetë përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, thanë se kanë përdorur celularët për të lexuar vitin e kaluar, nga 5 për qind që e bënin këtë në vitin 2011. Edhe për tablelët po ashtu: 15 për qind e të pyeturve thanë se e kishin përdorur për të lexuar një libër sivjet, nga 4 për qind në vitin 2011. Ndërsa 6 për qind thanë se lexojnë libra vetëm në format digjital, 38 për qind thanë se lexojnë vetëm libra në letër. Ka një 28 përqindësh që kombinojnë leximin e e-librit me leximin e librit në letër, gjë që në një farë mënyre se ka lexues “të pangopur” që janë të kënaqur të lexojnë sido që të jetë libri.

“Ata duan libra- sido që të jetë libri”, tha zoti Rainie. “Ata do ta lexonin një e-libër edhe në një autobus të mbushur me njerëz, mund të të rehatohen me një libër letre po aty ose edhe të shkojnë të flenë duke lexuar libër në një tablet”.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *