Inis Gjoni në një rrëfim të gjatë për të bijën dhe çfarë ëndërron ajo për të, në revistën Who

Inis Gjoni, vjen në të parin rrëfim të gjatë për marrëdhënien me të bijën. Showgirl-i që të gjithë do dëshironin ta kishin mike, për qetësinë dhe dashamirësinë që reflekton çdo ditë, edhe në ato ku e shkujdesur vrapon për të marrë të bijën nga kopështi ndan me të gjithë lexuesit e ‘revistawho.com‘ dëshirat e saj për të ardhmen e Coco Antonel… Ditët me të voglën dhe sekretin e formave fizike, që të gjithëve ne na duket sikur nuk kanë ndryshuar kurrë, që nga dalja e parë e saj në ekran, regjisorja e famshme i tregon ekskluzivisht në “WHO”

Inis, po i mahnit të gjithë me pamjen tënde, sidomos me këto fotot e fundit. Si ka mundësi që dukesh kaq e bukur?

Oh, ju faleminderit për komplimentet, më bëtë të skuqem. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë, nga genet, tek ushqyerja sipas një regjimi, ushtrimet fizike dhe paqja me veten.

Domethënë qëndron si indiferente në “fronin” tënd prej gruaje dhe nëne, ndërsa vajzat e reja qofshin të skenës apo të Bllokut nuk të afrohen dot… Tani na thuaj të vërtetën, çfarë bën për trupin, fytyrën, rrudhat, flokët?

Nuk bëj ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ndonjëherë harroj të vë krem, ka ditë edhe kur e lë veten pas dore, sidomos kur Coco ishte më e vogël. Mendoj që lidhet me stilin e jetesës, nuk jam e fiksuar pas qëndrave estetike, as pas kremrave super të shtrenjtë, madje në shumë raste u qëndroj besnike maskave popullore… Por gjithsesi, bëj disa ushtrime çdo mëngjes për trupin, bëj minimumi një maskë në javë për fytyrën dhe për flokët.

Foto: Endrit Mërtiri / Vendndodhja: Lotus Spa
Foto: Endrit Mërtiri / Vendndodhja: Lotus Spa

Ke pasur ndonjëherë periudha të jetës tënde që nuk je ndjerë mirë me pamjen, s’të ka pëlqyer vetja?(Qesh) Ata që më njohin, e dinë që më ndodh shpesh kjo, jo sepse dëshiroj të bëj modesten, apo se nuk ndihem rehat me veten, por sepse e kam parë portretin tim edhe më mirë (qesh).Si është jeta në sytë e një gruaje të bukur? A bëhen femrat kurdoherë të bukura më të qeta dhe pozitive, duke qenë gjithnjë të plotësuara në një aspekt kaq të rëndësishëm?Mendoj që bukuria është një aspekt i rëndësishëm i të jetuarit. Të gjitha femrat duhet të ndihen të bukura, sepse janë. Mendoj që çelësi qëndron tek gjetja e një ekuilibri në jetë, tek të qenit mirënjohës për gjithçka ke; bukuria është shumë e lidhur me lumturinë, me njerëzit që të rrethojnë. Një mikesha ime thotë se kur rrethohesh nga njerëz të bukur dhe këtu e ka fjalën për bukurinë në çdo dimension të saj, është e kotë të vendosësh filtra, makiazh, e të veshësh marka të shtrenjta për të dukur mirë, sepse është aureola e tyre ajo që të bën të shkëlqesh.

Foto: Endrit Mërtiri / Vendndodhja: Lotus Spa
Foto: Endrit Mërtiri / Vendndodhja: Lotus Spa

A i kanë ato gjërat në jetë më të lehta se të tjerat? Ti i ke pasur?

Jo gjithmonë, por gjithsesi të ndihmon, sidomos nëse kërkon të bësh një karrierë në botën e televizionit.

Coco është po ashtu një yll. Është ajo nga ato vajza që vesh takat e mamit dhe kërcen para pasyqrës?

Tani ma morët zemrën (buzëqesh). Coco është e dashuruar pas artit dhe të bukurës, i pëlqen të kërcejë, të veshë rrobat e mamit dhe t’i zgjedhë vetë veshjet e veta… Kur vendosim për të dalë, ajo sheh në fillim çfarë do të vesh unë, që të kombinohet dhe ajo me mamin. Ka raste kur i zgjedh ajo edhe veshjet e mia. Ka një sy të mirë estetik dhe kjo më pëlqen.

inisgjoni00007
Foto: Pirro Beati / Vendndodhja: Palace Hotel & SPA

Në çfarë të ngjan më shumë vajza, qoftë fizikisht apo edhe në tip?

Më ka ngjarë në disa aspekte. Fizikisht jo shumë, ka marrë më shumë tipare nga i ati, por ka të njëjtat pasione që kam pasur unë në fëmijëri… Është e dëgjueshme, hap rrugë, por është e papërballueshme kur shpërthen, njësoj si unë (qesh).

Ku nuk ngjan fare me ty?

Është shumë e lëvizshme, do vetëm të ecë, të eksplorojë vende të reja (në këtë pikë ngjajmë), por ajo do të shohë gjithmonë diçka të re, në ndryshim nga unë që dua ta shijoj… Nuk ka të bëjë me rritjen, kështu kam qenë edhe kur isha në moshën e Coco-së.

Inis çfarë ëndërron për vajzën? Çfarë do të doje që ajo të bënte me jetën e saj?

Dua të bëjë atë që ajo do të dojë… Të udhëhiqet në jetë nga dashuria dhe pasioni për zgjedhjet që do të bëjë.

Coco aktualisht si i përgjigjet pyetjes së famshme se “çdo të bëhet kur të rritet”? Je dakord ti?

Deri tani e kemi ndryshuar disa herë përgjigjen, balerinë, prezantuese, mjeke, piktore… Një ditë pas një filmi vizatimor, më tha që do të bëhet astronaute. Unë do të jem dakord me çdo zgjedhje të Coco-së kur të vijë momenti. Do përpiqem ta këshilloj dhe t’i qëndroj pranë që e ardhmja e saj të jetë sa më e mirë.

Ndërkohë mami i Coco-së ç’po bën me punën e saj si regjisore? Cilat janë planet për në teatër?

Mami ka në dorë disa vepra… Aktualisht është duke punuar për diçka të re, por derisa gjërat të konkretizohen nuk do të kemi asnjë detaj mbi shfaqjen. Teatri është kthyer në oksigjen për mua… Nuk i rri dot më larg.

Po ndonjë projekt tjerër ka në horizont?

Ka edhe disa propozime të tjera, që janë në tavolinë, për të cilat nuk kemi marrë ende një vendim.

Inis, shqiptarët i merr malli për ty. Kur do të rikthehesh në ekran?

Ekrani nuk është më ambicie e imja… Nuk e di as në ka qenë ndonjëherë. Është një punë që e bëj natyralisht, por nuk është puna që dua, ndaj dhe po e mendoj gjatë rikthimin. S’e di, jetës asnjëherë nuk i dihet. / revistawho.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *