Nga Mand Bajrami!
Nje person i ulur ne tavolinen prane meje po shikonte ne smartphone me ze te larte videon e dhunimit te te miturit. Me theren ne shpirt ulerimat e tij njelloj si kur e pashe ate filmim per here te pare. Veprimi i vajzes qe ndjehej pronare jo vec e kopshtit por edhe e femijeve te botes, prinderit e te cileve paguanin per jeten luksoze te saj dhe per dhunimin e bijve te tyre, nuk ka emer. Dhuna ndaj nje te dobeti, te pambrojturi, engjelli eshte e pajustifikueshme, e pafalshme, hitleriane. Ne nje shtet ligjor eshte kriminale cka solli dhe arrestimin e saj.
Anjeza Shabani e meriton lincimin publik qe po i behet. Nuk dua te kaloj ne imagjinate pa frena per menyra ndeshkimi. Makabriteti nuk ben gje tjeter vecse te barazon me nivelin e saj. Jetojme ne nje vend ku ndeshkimi behet me ligj nga organet perkatese. Une uroj vec qe demini i saj, pasi t’i provohet fajesia, te jete maksimal dhe shembullor. Uroj qe ajo te mos dale nga qelia dhe per ca kohe. E kam te zorshme ta mendoj lirimin e shpejte te saj (qe ne Shqiperine tone edhe ben vaki). Do me peshtirosej nese do shkembehesha me te ne rruge. Ajo qe me shqeteson eshte prania e te tjera rasteve te ngjashme, qe mund te ndodhin rrotull.
Ato raste qe nuk filmohen, per te cilat nuk shqetesohet e nuk mallkon kush. Cdo dyshim duhet te raportohet. Mungesa e denoncimit te se keqes, i mosreagimit ndaj saj do lere aktiv per shume kohe damarin e dhunes qe gjendet kaq shume mes shqiptareve. Pa denoncimin dhe me pas ndeshkimin e dhunes nga strukturat do qendrojme ne vend numero. Nje femije i rritur me trauma nuk do beje kurre jete te lumtur, nuk do jete kurre partner i mire, prind i devotshem. Te gjitha keto, jo per faj te tij, po prej indiferences se shoqerise ku rritet…I