Lufta në Siri nuk ka shkaktuar vetëm viktima të pafundme në njerëz, por edhe shkatërrimin e një qyteti historik, i njohur jo vetëm për harmoninë dhe njerëzit miqësor para filimit të luftës, por edhe për vlerat e mëdha arkitekturore.
Lajmet që vijnë nga Siria të bëjnë të mendosh se rajoni ka qene gjithmonë në kaos dhe se asnjëherë nuk ka gëzuar stabilitet. Megjithatë, nëse ju shikoni në këto 14 imazhe të Aleppos, si ishte para luftës civile në Siri dhe si duket sot, ju do të shihni një shkatërrim që të copëton zemrën.
Aleppo ka qenë i banuar vazhdimisht qysh 6 mijë vjet para Krishtit. Qyteti ia detyron jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme vendndodhjes në rrugën e vjetër të Mëndafshit, edhe pse kohët e fundit – që nga inaugurimi i kanalit të Suezit në vitin 1869 – Aleppo ka rënë nga lartësia e tij pasi tregtia Lindje-Perëndim e ka anashkaluar në masë të madhe atë. Ndërsa tani lufta e ka kthyer në një qytet gati fantazmë, duke rrënuar ndërtesa mijëravjeçare, të cilat vështirë se mund të rindërtohen siç ishin./Pasqyre.al