Ka qenë imami i Firences ka postuar foton e disa murgeshave me veshjet e tyre të zakonshme në bregder, dukë kërkuar dialog mbi ndalimin e burkës në Francë, por të nesërmen adresa e tij është bllokuar.
Postimi i Izzedin Elzir u shpërnda 2,700 herë dhe erdhi si përgjigje ndaj vendimit të qyteteve jugore të Francës si Kana dhe Nisa që ndaluan gratë me burka në plazhe.
Të nesërmen adresa e tij ish bllokuar.
“M’u desh t’u dërgoja kartën e identitetit për ta riaktivizuar atë. Donin të siguroheshin që eshte adresa ime- procedurë e çuditshme”, – tha imami i indinjuar. Ai u shpreh me keqardhje se “politikanët francezë ne vend qe te merren me probleme te tjera, merren me veshjet e grave myslimane”, ndersa shtoi se është thjesht në modë burka.
Dy ditë me vone, autoritetet italiane ndaluan imamin tunizian Khairredine Romdhane Ben Chedli. 35- vjeçari u akuzua për lidhje me terrorizmin, citohen ANSA dhe media.të tjera.