Një 26 vjeçar shqiptar i quajtur Xhevahir Gjuta, rezident prej disa vitesh në provincën e Grossetos në Itali, për 4 muaj rresht ka rezultuar i humbur për familjen e të afërmit e tij.
Gjatë një zhytje amatoriale, më datën 14 mars në thellësi të ujërave në komunën Punto Ala në provincën e Grosetos, shqiptari Xhevahir Gjuta, ka vendosur të zhdukë gjurmët e tij për të evituar një martesë të kombinuar nga familja që do të celebrohej më 15 prill.
Shqiptari ka preferuar të shtiret se është mbytur gjatë zhytjes, pasi nuk e dëshironte këtë martesë në Shqipëri.
Për 4 muaj rresht kanë rezultuar pa sukses kërkimet për gjetjen e trupit të shqiptarit në ujërat e Punto Alas e familjarët e të afërmit e tij ishin tashmë të bindur për vdekjen e Xhevahirit.
Një ditë më parë, Gjuta është prezantuar spontanisht në një komisariat policie në rajonin e Toskanës duke treguar të vërtetën e tij.
Shqiptari ka rrëfyer se pasi është shtirur si i mbytur duke braktisur makinën e veshjet e tij në vendin ku do të kryente zhytjen, është larguar pa dokumente në qytetin e Milanos, ku ka jetuar për 4 muaj rresht me qëllimin e nisjes së një jete të re.
Pa dokumente, pa kartë krediti, pa telefon, pa para, jeta e tij e re ishte e pamundur, gjë që e ka detyruar të prezantohet në komisariatin e policisë e të rrëfejë mes lotësh gjithçka./Tema