I pasur nga e shoqja!

Nga Flutura Açka

Kështu dolën nga deklaratat e pasurisë politikanët tanë. Mu kujtua doktor Adhamudhi i Çajupit, ose Adha-m-uti, siç thotë ai, i cili qe i pasur nga e shoqja, sigurisht e shkruar në gjallo-nekrologjinë e tij. Ndryshimi mes Adha-m-ut-eve tanë është se: 1. Biri i te ndyeres Karoline e dinte se do vdiste, keta tanet kujtojne se nuk jane vdekatare. 2. Gruaja e Adhamudhit ishte e pasur vertet, por prej familjeje, jo nga fakti se kishte fjetur me Adhamudhne. 3. Gruaja e Adhamudhit vertet kishte pasuri, por nuk vinte e hiqte drejtore, nepunesa, pastrues neper punera te shtetit. 4. Adhamudhi vete kishte nje barre shkolle dhe po t’i shihte pasardhesit e rinj, do te tallej ke shkollimin e tyre neper kurse partie. 5. Adhamudhi, ate pasuri qe trashegoi nga gruaja, lendina e kodra i mbajti ashtu, por keta nuk lane gje pa prekur e kthyer ne beton. 6. Adhamudhi – edhe pse e dogji nga inati – e shkroi nje abetare per shqiptaret, por keta çfare po lene? Vec ne lencin ndonje ditar barcolatesh… dhe sigurisht deklaraten e pasurise, dhe te ‘ndershmerise’ se tyre.

Fragment nga “Pas vdekjes” se Cajupit, 1910

“Sot mesuam se Adhamudhi, I vetethene sheronjes, mbylli syte!… I ndyeri, sido q’ishte mendjeshkurter, ISH I PASUR NGA E SHOQJA. I ati nuk dihet kush ka qene… Mesuam vetem se ky ‘sharlatan’ ish bir’ I te ndyeres Kroline, qe vdiq vjet nga uria!… Ky faqezi kishte veten per njeri te math dhe merziste tere boten me marrezite qe thosh posht’ e lart. Ish hapur fjale sikur kerkonte te helmonte te shoqen, qe t’i trashegonte gjene! Me te tilla ndenja ne zemer, beri fortmire qe keputi qafen dhe vdiq nga ‘dambllaja’ naten kur kendoi kokosh’ I pare. Mbuloi BALTA BALTEN”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *