“Home”, filmi kosovaro-britanik mbi refugjatët në kinematë e Anglisë

Filmi artistik i metrazhit të shkurtër “Home”, me skenar dhe regji të Daniel Mulloy do të prezantohet në kinematë e Britanisë së Madhe më 20 qershor, në ditën ndërkombëtare të refugjatëve, mbasi Filmi dërgon mesazhe të fuqishme për krizën e refugjatëve. Filmi sjell në ekran “udhëtimin” e një familje britanike dhe tregon se sa lehtë mund të shembet siguria që mendojmë se kemi ndërtuar rreth vetes, dhe bashkë me të, koncepti i asaj që quajmë “shtëpi”.
“E kishim fatin të punojmë me një krijues si Daniel Mulloy, i cili duke punuar në promo videon e festivalit të vitit të kaluar takoi një familje e cila ishte kthyer nga Hungaria. Rrëfimet e tyre shokuan regjisorin, dhe e motivuan që ta shkruaj skenarin i cili u shndërrua në film. Pjesa tjetër mbetet histori. Për mua ishte një eksperiencë e çmuar të punoj me një ekip të jashtëzakonshëm vullnetarësh të motivuar, të cilët vetë dikur ishin refugjatë,” ka thënë Eroll Billibani, drejtori ekzekutiv i DokuFEST.
Filmi është ko-produksion i “DokuFest” me kompanitë britaneze BlackSheep dhe SomeSuch Films, dhe është realizuar me përkrahjen financiare te Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Fondacionit për Shoqeri të Hapur, Londër (Open Society Foundation London) dhe USAID. Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit “DokuFest”, ku është trajtuar tema e migrimit.
Filmi deri më tani është shfaqur në festivalin prestigjoz amerikan “South by Southwest”, në “Tampere Film Festival” në Finlandë dhe në “Krakow Film Festival” në Poloni, si dhe do të shfaqet në festivalet “Palm Springs Short Film Festival” në Kaliforni dhe “Vila do Conde” në Portugali.
Producenti Kosovar i filmit, Shpat Deda, është shprehur rreth angazhimit të tij: “Jetojmë në një kohë kur fëmijë të pajetë gjenden brigjeve sepse humaniteti ka hequr dorë prej tyre. Përmes filmit HOME, shpresoj se do t’i inspirojmë njerëzit përreth botës të bashkëndjejnë me ata që duhet të ikin nga shtëpitë e tyre e të ballafaqohen me rreziqe të paimagjinueshme në mënyrë që t’i ikin vdekjes.”
Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Daniel Mulloy, ndërsa rolet kryesore në film i luajne Jack O’Connell, fitues i cmimit BAFTA, dhe Holliday Grainger, e njohur për rolin në filmin “Great Expectations”.
Në këtë film në rolet kryesore luajnë aktorë të famshëm si: Jack O’Connel dhe Holliday Graniger, si dhe aktorët shqiptarë: Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli, Rifat Smani.
20 qershor në kinematë e Britanisë së Madhe
received_10154428869827044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *