Historiia magistrae vitae est…

Nga Dorian Koçi

Kur erdhi në fron Sulltan Abdülmexhidi I, djali i Sulltan Mahmudit II, që shkatërroi pushtetin e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjve, masakroi jeniçerët në 1826, kreu masakrën e Manastirit në 26 gusht 1831, dhe u përpoq ta fuste Perandorinë Otomane në rrugën e modernizimit, e gjeti perandorinë në një gjendje kritike.

Në atë kohë babai i tij vdiq, por më parë i kishte lënë të birit si kular pas një marrëveshje me Perandorinë Ruse, ku 5000 forca ruse ishin vendosur në Dardanale e Bosfor për të ruajtur pushtetin e tij ndaj Mehmet Ali Pashës, një pashai tjetër kokëkrisur shiptar që Egjiptin dëshironte ta linte si pushtet të trashëguar fëmijëve të vet. Sulltan Mahmudi II, thuhet se vdiq me marrazin që nuk e dërrmoi dot Mehmet Ali Pashën, si bashkëkombësit e tij Ali Pashë Tepelenën dhe Bushatllinjtë.


Pikërisht, në kohën kur djali i tij po kurërëzohej si Sulltan, me emrin Sulltan Abdylmexhidi I, në Stamboll mbërriti lajmi se ushtria e perandorisë ishte mundur në Nizip nga ushtria e mëkëmbësit rebel egjiptian, Mehmet Aliu .

Në të njëjtën kohë, flota e perandorisë ishte në rrugë drejt Aleksandrisë, ku iu dorëzua Muhamed Aliut nga komandanti i saj Ahmed Fevzi Pasha, një funksionar osman që nuk e pranonte varësinë e Perandorrisë Osmane nga Perandoria Ruse.

Për herë të parë rusët kishin arritur të kontrollonin ngushticat dhe të shqetsonin Anglinë dhe Francën për fatin e tregtisë në Detin e Zi dhe Lindjen e Afërt. Gjithësesi, atao nuk ishin për shkatërrimin e Perandorisë Otomane dhe me ndërhyrjen e tyre , Muhamed Aliu u detyrua të pajtohej me kushtet dhe Perandoria Osmane shpëtoi nga sulme të mëtejshme, ndërsa territoret e saj në Siri, Liban dhe Palestinë iu rikthyen.

Kushtet morën formën përfundimtare në Konventën e Londrës (1840), ku edhe Perandoria Otomane u detyrua të tërhiqej dhe të njihte të drejtën e famikjes së Mehmet Alitut, për të qeverisur në formën e një Khedivati të trashëguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *