Nga Henri Çili
Një pritë tinëzare e vdekjes e mori atë këtë të shtunë, aq befas sa vetëm vdekja mund të ketë pushtet mbi jetën njerëzore.
Duke na lënë të shtangur dhe të mangët nga shoqëria e një njeriu ekselent në çdo drejtim: erudit, intelektual, krenar, i thellë, sportiv, njeriu që e donte jetën dhe të bukurën.
Duke filluar nga trupi i tij sportiv, nga stil i jetës dhe mendimi, nga arti dhe filozofia.
Me heshtjen që mund të na imponojë vetëm vdekja fuqiplotë, sidoqoftë sot kam një dëshpërim për të ndarë lidhur me kolegun tonë të paharrueshëm tashmë: na mungon tmerresisht miku ynë Gilman.
Dhe do të na mungosh tmerrësisht më shumë.
Lamtumirë, njeriu i bukur, mendje e bukur dhe shpirti i bukur, profesor Gilman Bakalli!