Guida franceze: 11 ditë fantastike në Shqipëri, pas zhgënjimit nga Kroacia dhe Mali i Zi

Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është blogu i njohur francez i udhëtimeve Gourmand që promovon një udhëtim 10 ditor në Shqipëri.

Ata kanë vendosur të ndajnë me lexusit çdo detaj të udhëtimit.

Arsyeja se përse zgjodhën Shqipërinë ka të bëjë me autenticitetin e vendit tone dhe bukuritë natyrore që ofron Shqipëria.

“Shqipëria është plot me peizazhe befasuese, parqe natyrorë dhe tempuj të lashtë. Ne mbetëm disi të zhgënjyer me Kroacinë dhe Malin e Zi që nuk e kanë ruajtur origjinalitetine tyre dhe i kanë hapur rrugë turizmit masiv. Në Shqipëri, ne shpresojmë të gjejmë brigje të paprekura. Ne do të nisemi me një linjë direkte te krijuar së fundmi nga Parisi për në Tiranë”, shkruhet në Gourmand, raporton Monitor.

Ja çfarë parashikon udhëtimi:

Dita 1: Mbërritja në aeroportin e Tiranës. Nisja direkt për në pikën tonë të parë të interesit: Parku Kombëtar i Thethit në veri me një ndalesë në Shkodër.

Dita 2: Udhëtim në Theth qëndrim për 2 netë në një nga shtëpitë mikpritëse.

Dita 3: Ecje në Theth drejt peizazhve që premtojmë se të lënë pa frymë.

Dita 4: Nisja për në Durrës

Dita 5: Vizitë në Vlorë dhe në rrethinat e saj, ku do të zbulojmë Llogaranë, parkun e Zvërnecit dhe Orikumin

Dita 6: Dhërmi. Ne shpenzojmë kohë në plazhin e Dhërmiut dhe të Llamanit.

Day 7: Në jug do të qendrojë 3 ditë. Në të përfshihet qëndrimi edhe në Sarandë

Dita 8: Plazh në Ksamil dhe ekskursion në ishullin e Korfuzit

Dita 9: Vizitë në Gjirokastër

Dita 10: Rifillojmë rrugën për në kryeqytet për të shpenzuar pak kohë në të për t’i nisur në ditën e 11-të për në Paris.

“ Ne kemi rregulluar ushqimin dhe akomodimin. Për këtë të fundit shpresojmë të shpenzojmë rreth 200 euro për person. Mezi presim që të shkojmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *