Gota e thyer

Nga Arif Dino

“Në tarracën me pllaka mermeri
dymbëdhjetë gota u thyen
kaskadë e qeshure kristaline
në copëza të vogla… fine…
Mbrëmje mermeri të përgjakur
natë varreze
në mëngjes qelqi i thyer
rimerr të qeshurën e tij prej drite”

* * *

“Shikim i dyfishtë.
Çfarë sheh
në zemrën time?
– Shoh
shkallë të rrënuara.
Asnjë aktor.
Asnjë spektator.
Dhe në skenën
e hijes,
heshtja që
ngashëren
dramë e përjetshme
në zemër të përjetshme!”

* * *

“I lodhur, dielli ulet mbi një çati.
E dëshpëruar hëna e rrëmbeu rrufepritësin
dhe bukuroshja këndoi:
Ti më do sepse unë të largohem
por unë i fshihem vetes
Dhe jehona e rizgjuar, duke u shtiqur do murmurisë
Heshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *