Gjimnazistët gjermanë këndojnë “Lule borën”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzikës, si dhe 100 vjetorit të kompozitorit Prenkë Jakova të rinjtë e gjimnazit të Heindenheimit nga Gjermania Jugore pas një turi një javor në Bullgari, Maqedoni, Tiranë, përformuan sot në Katedralen “Shën Shtjefni” përpara spektatorit shkodran.
Përformanca e tyrë mahnitëse përfshinte repertor të larmishëm ku mbi të gjitha ishin këngë të shenjta nga kompozitorë si Mozart, Monteverdi, Rutter, Ave Maria për kor dhe 3 solistë, këngë nga folklori gjerman por dhe repërtor të muzikës pop dhë jazz si “Say something” versioni i Pentathonix si dhe The battle of Jerico.
Një nga surprizat e këtij kori ishte dhe këndimi i këngës mjaft të dashur per publikun shkodran “Lule borë” e Simon Gjonit. Në fund të koncertit famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku iu kujtoi të pranishëmve dhe korit që “Shkodra ka lidhje historike të hershme me popullin gjerman, duke nisur që nga Karl Poten që ishte nga Gjermania por Arqipeshkëv i Shkodrës i cila dha një kontribut të rëndësishëm për dioqezën e Shkodrës. Po ashtu dhe në listën e 38 martirëve që i shpallen pak muaj më parë dy nga të cilët janë gjerman të cilët shërbyen si misionar në vendin tonë prandaj dhe sonte ndihuni si në shtëpine tuaj”.

Në shenjë falenderimi i dhuroi korit një dhuratë simbolike me figurën ë Zojës së Këshillit të Mirë në kuadër të 550 vjetorit të Zojës së Shkodrës.

FB_IMG_1498164218079

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *