Gatuaj për mua sonte

Ahmet Dursun

Gatuaj për mua sonte,
Çdo stinë ma vër në tryezë,
Në katër cepat e saj,
Të rrotullohem rreth teje…

Gatuaj për mua sonte,
Të kripura, të nxehta,
Të tharta, të idhta,
Ca të ëmbla, e akull të ftohta,
Mi vër në tryezë sonte,
Të gjitha shijet e tua…

Hap shishen më të vjetër,
Fluturoi gotat,
Ashtu ktheje,
Ndiz edhe një cigare sonte,
E në thinjat e mija fryje…

Eja të kërcejmë,
Me drita të ndezura,
E me perdet e hapura,
Këndo për mua sonte,
Edhe në emrin tim,
Edhe me zërin tim,
Ç’mundesh shaj, shaje gjithçka…

Skamjen time,
Mbuloje me çfarë ti je,
Çfarë ti ke,
Mungesa ime,
Mos ti mungojë as vetes sime sonte…

Ashtu si çdo mbrëmje,
Gatuaj për mua,
Kërce, këndo, shaj…
Prit zbardhjen e dashur,
Dorëzomë te Afërdita,
Dhe ik pastaj,
Dalë ngadalë…(a.dursun)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *