Qëllimi i tij është i dyfishtë: nuk i lë vetëm familjet e pacientëve me Alzheimer që ta kalojnë këtë sipas konceptit të vjetër të shtëpive të pleqve. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Monzas në Itali kanë dhënë dritën jeshile për ndërtimin e “Vendit të rigjetur”- qendra e parë urbane e projektuar për të mbledhur pacientët, familjet dhe stafin mjekësor. Mariella Zanetti që është marrë me projektin thotë për TGCOM se “do të jetë një vend ku njerëzit me forma të ndryshme të demencies dhe apo të sëmurë me Alzheimer, anëtarët e familjes, punonjësit dhe vullnetarët do të jetë të lirë për të lëvizur, për t’u kujdesur për shtëpinë, e po ashtu do munden të “jetojnë”- të bëjnë pazar apo të shkojnë në floktore, ashtu siç bëjmë secili çdo ditë. Të gjitha me mbikëqyrje të kujdesshme dhe jo të bezdisshme”.
Pse të bëhet një fshat i vërtetë për të kuruar Alzheimerin? Sipas Roberto Mauri, drejtues i projektit: “Ne duhet të propozojnë modele të kujdesit që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe në të njëjtën kohë reduktimin e kostove për komunitetin. Aktualisht, sistemi ynë kujdeset për të sëmurët mendorë, për të moshuarit dhe ka një boshllëk të madh, sepse kalohet direkt nga kujdesi shtëpiak në rezidenca të të moshuarve. Nuk ka edhe zgjidhje të ndërmjetme. Personi i sëmurë, me demencie, ka nevojë për lëvizje të lirë, për të shfrytëzuar energjinë e vet fizike, që përkthehet në një dëshirë të dëshpëruar për të jetuar jetën e përditshme dhe për të luftuar kundër sëmundjes, e cila është kryesisht mendore. Fshati “i vogël” do të ketë hapësira në natyrë për tu mbledhur, një shesh qendror, vende publike të tilla si bare, supermarkete, floktore, vendet kulti dhe një zonë për pushime. Popullsia që mund të jetëojë aty do jetë jo më shumë se 64 persona maksimumi, e ndarë në 8 apartamente. Fillimi i ndërtimit është planifikuar për në tetor 2016, ndërsa fillimi i aktiviteteve në muajt e parë të vitit 2018.