Fshati Bënjë shpallet Qendër e Mbrojtur Historike, gati projekti për restaurimin e tij

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, me vendim të Këshillit të Ministrave fshati i Bënjës në Përmet shpallet Qendër e Mbrojtur Historike, duke përcaktuar  kështu detyrimet dhe mënyrat për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës së mbrojtur të fshatit Bënjë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29,    të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Kulturës , Këshilli i Ministrave vendosi Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Bënjë, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi dhe Miratimin e rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Bënjë dhe zonës së mbrojtur përreth”.

Qendra Historike e fshatit Bënjë është pjesa me vlera urbanistiko-arkitektonike  e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan rrjetin rrugor karakteristik dhe ndërtime të vjetra, me vlera arkitektonike e konstruktive.

Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihet edhe kisha e Shën Mërisë, objekt monument kulture i kategorisë së parë.

Hapësira urbane me vlera historiko-kulturore e fshatit Bënjë formohet nga: Qendra Historike, e cila përfshin zonën e banimit të fshatit; dhe Zona e mbrojtur, e cila pozicionohet rreth Qendrës Historike dhe përfshin pjesën më të madhe në jug-lindje të Qendrës Historike.

Si Qendër Historike, Bënja tashmë do t’u nënshtrohet projekteve të restaurimit, të cilat janë gati dhe synojnë ta kthejnë këtë fshat në një qendër të rëndësishme jo vetëm të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë dhe rijetëzimit të tyre, por edhe të zhvillimit të turizmit në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës Kultura-Motor Zhvillimi.

 

benja 2

The Village of Benje Nr Permet

The Village of Benje Nr Permet

benja sd benjasd F BEJ OK SD ok benje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *