Ti meriton një dashuri që të do edhe të pakrehur,
Megjithë arsyet që të bëjnë të zgjohesh me nxitim,
Megjithë demonët që nuk të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që të bën të ndihesh e sigurtë,
Të jesh në gjendje të përpish botën kur ecën përkrah teje,
Që ndjen se përqafimet e tua, janë aq perfekte për lëkurën e tij.
Ti meriton një dashuri që ka dëshirë të kërcejë me ty,
Që gjen parajsën çdoherë që sheh në sytë e tu,
Që nuk mërzitet kurrë së lexuari shprehitë e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur këndon,
Që të mbështet kur bëhesh qesharake,
Që respekton qenien tënde të lirë,
Që të shoqëron në fluturimin tënd,
Që nuk ka frikë të bjerë.
Ti meriton një dashuri që të hap rrugë mes gënjeshtrave
që të sjell ëndrrën
kafenë
e poezinë
(Përktheu pasqyrë.al)