Këngëtari i famshëm i grupit muzikor “Queen”, Freddie Mercury në 5 shtator do të mbushte 70 vjeç. Ai vdiq në nëntor 1991 nga një bronkopolmonit për shkak të Aids. Artisti hyri në historinë e pop rrokut për zërin e tij të jashtëzakonshëm dhe paraqitjen skenike.
Teatral, sensual, karizmatik: jemi ende në pritje të trashëgimtarit të tij, që duket se nuk do të vijë kurrë, sepse Freddie ishte i pakrahasueshëm.
Vetëm pak ditë më parë, në 1 shtator, kitaristi i Queen, Brian May, zbuloi një pllakë përkujtimore përballë shtëpisë së fëmijërisë së Freddie Mercury në Londër, ku këngëtari jetonte ende me prindërit, kur takoi May dhe atë që do të ishte kitaristi i grupit, Roger Taylor.
“Ishim djem të rinj dhe ‘pushtuam’ botën , një nga ëndrrat tona më të çmendura është dhe motivi që jam këtu sot”.
Kitaristi kujtoi: “Freddie ishte një djalë i ndrojtur që jetonte ende me mamanë, shpesh flinte mbi dysheme për t’u ndjerë më afër personave që kishte lënë”.
Në vitin 2008, Rolling Stone e vendosi në vendin e 18-të të klasifikimit të 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Vetëm një vit më pas Classic Rock i dhuroi vendin e parë midis yjeve më të mirë të rrokut të të gjitha kohërave .
“Ka patur gjithmonë ndjenjën e të qenit një legjendë, bënte shaka, dhe në fund ndodhi. Po bënte plane që t’i linte diçka të madhe botës”, kujton ende May./ATA