Fotot e rralla të Picasso-s, momentet intime të fiksuara nga miku i tij

Lucien Clergue u bë mik me Pablo Picasson në vitin 1953. Në 20 vitet e ardhshme, ai realizoi foto intime të piktorit dhe portrete në studio dhe në plazhe.

Nga Fiona Macdonald /BBC

Lucien Clergue u bë mik me Pablo Picasson në vitin 1953. Në 20 vitet e ardhshme, ai realizoi foto intime të piktorit dhe portrete në studio dhe në plazhe.

“Fotografitë e Clergue janë nga blloqet e vizatimeve të vetë Perëndisë”, do të shprehej një herë Pablo Picasso, për fotografin francez, që në gusht bën 80 vjeç. Megjithatë Clergue, është ndoshta më i njohur për marrëdhënien e tij me artistin spanjoll. Dyshja u takuan në një ndeshje me dema në vitin 1953 dhe mbetën miq deri në vdekjen e Pikasos, dy dekada më vonë. Puna që e çoi në Clergue në njohjen me Picasson në fillim në vitin 1955, “Les Saltimbanques”, ishte një përpjekje për t’i bërë përshtypje Picassos: një seri fotografish në të cilat fëmijët e lodhur në greva paraqiten me kostumet të interpretuesve të cirqeve, që i referohen metiveve të veprës së piktorit “Arlekini dhe Pirrott”.

Imazhet që ai ka nga Picaso tregojnë nivelin e afrimitetit që ata kishin me njëri-tjetrin çka vetë fotografi e ka treguar disi në librin e vitit 1993 “Miku im Picasso” dhe në filmin e vitit 1970 mbi Picasson “Lufta, Paqja, Dashuria”, shkruan Pasqyre.al.

“Kam pasur mundësi të xhiroj Pablo Picasso në shtëpinë e tij në Mougins … Disa vjet më vonë Picasso vdiq dhe më la jetim artistikisht”, thotë ai. Jozyrtare dhe të veçanta, portretet e Clergue tregojnë artistin duke paraqitur punimet e ardhshme në studion e tij, me miqtë në një ndeshje me dema dhe të mbështetur në plazh – shpesh me një cigare në dorë./ Pasqyre.al

pik3

pik 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *