Xhorxh Tjemz, fotografi për Shtëpinë e Bardhë i New York Times në vitet 1945 – 1985, ishte një nga fotoreporterët më të shquar të epokës së tij. Ndërkohë që fotografitë e tij janë të njohura në mbarë botën, të paktë janë ata që e kuptojnë seTejmzi ka rrënjë shqiptare. Ai zhvilloi një stil të kundërt me “instiktin e tufës” së fotografëve të shtypit, duke shpërfaqur syrin e tij artistik, sensin e tij të hapësirës, dhe intimitetin e veçantë me
subjektet e tij. Dhjetë presidentët e paraqitur në këtë ekspozitë – nga Frenklin D. Ruzvelt deri te Xhorxh H. W. Bush – dhanë ndihmesën e tyre në formësimin e shekullit të njëzetë. Kjo ekspozitë vë përballë imazhet të këtyre presidentëve me raportime lajmesh lidhur me ngjarjet ndërkombëtare që kanë qenë të rëndësishme për secilën presidencë.
Ky ballafaqim i vendos fotografitë eTejmzit në dialog me Shqipërinë e viteve të luftës së ftohtë, luftë që ai e fotografoi, dhe na lejon që të shohim se si diskurset e diktaturës komuniste formësuan imagjinaren shqiptare për “Amerikën”. Një ekip praktikantësh kërkimorë ka lexuar me qindra artikuj gazetash të viteve 1932 – 1992, për të përzgjedhur tekste dhe imazhe për këtë ekspoze. Dialogu ynë fillon pikërisht me ata.
Fotot e Xhorxh Tejmzit krijuan një histori pamore të banorëve më të shquar të Uashingtonit, në ccaste triumfi dhe tragjedie, dhe çaste të shpenguara dhe të çiltra reflektimi dhe çlodhjeje.
Ky dialog e hedh vështrimin në të shkuarën në mënyrë që të kuptojmë të tashmen dhe të imagjinojmë mundësitë për të ardhmen. Ky takim me historitë që gjenerata e re nuk i ka njohur kërkon prej nesh që të kuptojmë se si këto histori u kanë dhënë trajtë identiteteve, si dhe për të sendërtuar rishtazi, kësaj here së bashku, komunitetet që mund të na mbajnë ne në këmbë.